shqiperi

Berisha për festën e 7 Marsit: Sot kjo ditë e gjen arsimin shqiptar me flamur në gjysmë shtizë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjithë mësuesit për festën e 7 Marsit. Ai ka shtuar se sot, në këtë ditë festive, duhet të nderohet arritjet e një viti të arsimit, shkollave dhe universiteteve. Megjithatë, ai ka shprehur keqardhjen e tij për degradimin dhe rrokullisjen e arsimit në vend, duke e vlerësuar si një fatkeqësi për arsimin shqiptar.

Fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të të vërtetës.

Përshëndetje të veçantë me mirënjohje të pakufishme mësueseve, mësuesve, pedagogeve dhe pedagogëve të vendit, nxënësve dhe studentëve, prindërve të tyre kudo që janë.

Një përshëndetje të veçantë kam unë për oratorët e kësaj nate të parlamentit të lirisë, për mesazhet e tyre që dhanë, për të vërtetat që paraqitën sot për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Miqtë e mi, asnjë komb nuk ka gjë më serioze se sa arsimin, edukimin e bijve dhe bijave, fëmijëve të tij.

Ky është procesi më i rëndësishëm, më jetik për të ardhmen e tij.

Por është e dhimbshme, shumë- shumë e dhimbshme sepse në rast se themi të vërtetën dhe lëmë mënjanë festën, sot kjo ditë e gjen arsimin shqiptar me flamur në gjysëm shtizë.

Sot kjo ditë në të cilën ne duhet të kremtonim, duhet të nderonim arritjet e një viti të arsimit tonë, të shkollave dhe universiteteve tona, për fatin tonë më të keq, ne renditemi sot, të detyruar degradimin, rrokullisjen e paimagjinueshme të arsimit tonë në këto vite.

Në këto vite sektori që pësoi agresionin më të rëndë, më barbar, që ndjeu pasojat e tmerrshme të sektit antishqiptar Rilindja, është arsimi.

E theksoj, sot është ditë e dhimbshme për arsimin tonë, pasi ky 7 Mars gjen këtë arsim me 720 shkolla më pak në të katër anët e vendit.

Sot ky 7 Mars, gjen sistemin tonë arsimor me dhjetëra e qindra shkolla të tjera dhe klasa që nuk do hapin dyert vitin që vjen.

Sot ky 7 Mars është një ditë e trishto për çdo shqiptar, për çdo mësuese dhe mësues, për mbarë kombin sepse numri i nxënësve për shkak të spastrimit etnik, bie në mënyrë katastrofale.

Por sot, mësuesi si misionari i madh i këtij procesi që mbart në vetvete ndriçimin dhe pasurimin e mendjeve të fëmijëve tanë, mbart në vetvete edukimin e tyre si njerëz të qytetëruar, mbart në vetvete frymëzimin e tyre, dashurinë dhe frymëzimin për veten, për kombin.

Të gjitha këto e gjejnë mësuesin në një degradim të pamerituar.

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

3 hours ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

3 hours ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

3 hours ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

3 hours ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

4 hours ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

4 hours ago