shqiperi

Berisha për 22 marsin: Ajo fitore ishte në kushtet më të vështira se çdo fitore tjetër kundër diktaturave

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha u shpreh se sot veç ditës së Sulltan Novruzit, kemi dhe një ngjarje tjetër të veçantë në gjithë historinë tonë, ditën e parë të demokracisë.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Të lidhura

None found

Por ne ditën e Sulltan Novruzit, kemi dhe një ngjarje tjetër të veçantë në gjithë historinë tonë. Kemi ditën e parë të demokracisë. Ditën e madhe me të cilën shqiptarët nën udhëheqjen e PD, me votën e tyre të lirë, arkivuan në kalendat e historisë, regjimin më të shëmtuar, më barbar, më mizor që ata kishin njohur në tërë historinë e tyre kombëtare, regjimin e Enver Hoxhës. Të dashur miq, është e vërtetë se fitorja e PD ishte në vazhdën e fitores së forcave antikomuniste në Europën Lindore pas rënies së Murit të Berlinit.

Por e vërteta është se ajo fitore ishte në kushtet më të jashtëzakonshme, më të mjerueshme, më të vështira se çdo fitore tjetër kundër diktaturave. Miqtë e mi, atë kohë, shqiptarët pasivisht kishin vuajtur nga uria. Shqiptarët kishin të ardhurat për frymë të tretët më të ulëta në botë. Më të ulëta se çdo komb në Europë. Se çdo komb në Azi. Se çdo komb në Amerikë. Më të ulëta se të gjitha kombet e Afrikës, përveç Ugandës dhe Angolës. Në këto kushte e nisi PD qeverisjen e saj. 4 milionë dollarë rezerva valutore, 500 milionë borxhi i trashëguar. 80 përqind papunësia. Por arma e vetme e saj ishte liria. Ne besonim në liri, besonim në pasurinë e saj. Dhe duke vendosur qytetarin në epiqendër, Shqipërinë hiperkoletiviste e shndërruam në Shqipërinë e pronarëve.

220 mijë familje shqiptare morën pothuajse falas apartamentet. 460 mijë familje morën tokën. Qindra e mijëra objekte u privatizuan. Të ardhurat mjerane, vetëm 240 dollarë për frymë vitin e parë, arritën në 800 dollarë për frymë në vitin 1996. Tashmë ishte sektori privat ai që mbizotëronte në ekonomi. Reformat e Shqipërisë, të bazuara të gjitha në liritë e individit, iniciativën e lirë, me shpejtësi ndryshuan gjendjen. Shqipëria u hap ndaj Europës dhe botës. U anëtarsua në Këshillin e Europës, firmosi Partneritetin për Paqen me NATO-n dhe ajo u bë një prapavijë e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, e mbështetjes së shqiptarëve në Kosovë.

të fundit

Demokratët Evropianë mbështesin protestat në Tiranë: Evropa të jetë në krah të të rinjve që ngrejnë zërin

Partia Demokratike Evropiane (PDE/EDP) ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke theksuar se demokracia nuk duhet t’i…

6 minutes ago

54-vjeçari humb jetën në Otranto pasi shpëtoi nga deti dy binjakët e tij 8-vjeçarë

Një episod i rëndë është shënuar në plazhet e Otrantos, ku një 54-vjeçar humbi jetën pasi arriti t’i nxirrte nga…

8 minutes ago

Zyrtare te Vllaznia, Emiljano Musta largohet nga Elbasani dhe firmos me rivalët e Superiores

Emiljano MustaNuk ka më dilema, Emiljano Musta është lojtari më i ri i Vllaznisë [...]Read More...

13 minutes ago

Robert Dragot Aliaj calls for massive turnout at protest: Where are the patriots of stadiums and concerts when the country is in danger?

Aktori Robert Dragot Aliaj ka dhënë një mesazh në faqen e tij në Facebook. Me një video-mesazh ironik dhe të…

18 minutes ago

“Death to the U.S.”, thousands of Iranians bid a final farewell to Ali Khamenei, the absence of the former Supreme Leader’s son stands out at the ceremony

Të shtunën, dhjetëra mijëra iranianë u mblodhën në një kompleks të madh fetar në Teheran për ceremoninë publike të varrimit…

18 minutes ago

The Diaspora Joins Tirana on the 35th Day of the Revolt Against Rama

Diaspora ka mbërritur në Tiranë. Shqiptarë ka shtete të ndryshme të vendit, janë bërë bashkë për të qenë të pranishëm…

19 minutes ago