Ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Devollit ka vazhduar sulmin e tij kundër kreut demokrat Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.
Berisha gjithashtu ka bërë një paralajmërim të fortë për Bashën ku tha se, në Shqipëri dhe në SHBA ka për t’u përballur me ligjin
None found
“Do vendosim nenin Basha, që ndalon kandidimin për kryetarin që humbet zgjedhjet, që të mos na kthehen më si ai. Mos u kthefshin më kurrë si ai. S’jap dorëheqjen thotë se merrem për frikacak. Por ka shumë muaj që nuk takon asnjë demokrat dhe është mbyllur në muret e tij. I tmerruar nuk thotë më që nuk janë firmat, sepse po vërtetohen përditë, por kërkon të thërrasë anti-kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi. Të gjithë analistët e narkoshtetit me në krye Baton Stanishiqin , nga mëngjesi në darkë merren me mbrojtjen e tij. Lëre pastaj, është një grup tjetër i vogël, që ja kanë shitur shpirtin djallit. Të premten shkojnë në xhami të lajnë mëkatet por në fakt hyjnë mëkatarë dhe dalin mëkatarë, por s’merremi me ta, ja lëmë Zotit. Janë gramat e fundit të Edi Ramës, dhe pengut të tij për të shuar pluralizmin.
Dje ishte ditë e rëndë për pluralizmin. Dje në parlament u votua me 110 vota, bashkë, me urdhër të Bashës, u votua kontrata për vaksinën. Një kontratë që është kritikuar nga mediat botërore. Pse kaq frikë paske ti? Më interesant ishte ligji, le ta quajmë Toyota Yaris, ai i larjes së parave. Në vend që ai ligj të shoqërohej me dhjetëra amendamente, peng-kryetari detyroi grupin të votonte ligjin. Pse? Sepse u akuzua për larje parash me dosjen Muzin. Shkoi në Apel, ndërhyri me gjithë forcën Edi Rama dhe e mbylli, por e mbylli me turp. Por dosja nuk shkoi në Gjykatën e Lartë si asnjëherë tjetër. Dosja u varros në apel, duke shkelur ligjet e vendit . Dje që flitej në parlament për larjen e parave, e mbylli gojën dhe e qepi, sepse Rama do t’i kujtonte Nik Muzinin. Dua t’i them, zotërisë së tij, dosjen e ke mbyllur duke lënë veten peng. Të garantoj se në Shqipëri dhe SHBA do të përballesh me ligjin dhe rreptësinë më të madhe të ligjit, sepse ke shkelur ligjin amerikan, dhe atë shqiptar edhe je i pashpresë dhe do vendosësh para ligjit”, tha Berisha./albeu.com
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…
Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…
24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi demokratëve për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…
As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…