Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës në tubimin qytetar, deklaroi se buxheti i shtetit po shkon për investime korruptive të qeverisë Rama.
Berisha tha, se sikur një e shtata e shpenzimeve të buxhetit të shkonin për qytetarët, rrogat dhe pensionet rriteshin me 50 %.
None found
Fjalimi i Berishës:
Misionare dhe misionarë, qendrestare dhe qëndrestarë të të vërtetës, dinjitetit dhe shpresës.
Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufishme ju, për qëndresën tuaj.
Një përshëndetje të përzemërt oratorëve, të cilët nga platforma e parlamentit të lirisë përhapin dritë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve shqiptarë.
Të dashur miq, sot parlamenti trajtoi ndër të tjera një seri problemesh.
Por përsëri, narko-qeveria injoron në mënyrën më totale qytetarin dhe qytetarët.
Miqtë e mi, buxheti i këtij viti parashikon rreth 7 miliardë euro shpenzime.
Në qoftë se bën një analizë, në këto 7 miliardë euro, qytetari, pensionisti, i sëmuri, studenti, nxënësi, rrogëtari janë më të përçmuarit.
Në emergjencën që jeton Shqipëria, në tiraninë e varfërisë që bëhet çdo muaj dhe vit më e rëndë, akti i parë, që duhej të vendosej, duhej të ishte të paktën një e shtata e kësaj shume t’u kushtohej pensionistëve, rrogëtarëve, fëmijëve, qytetarëve.
Në qoftë se një të shtatën e kësaj shume, në këto kushte, do vendosnin t’ia kushtonim qytetarëve, brenda një muaji të gjitha rrogat dhe pensionet në Shqipëri do rriteshin me 50 përqind.
Pra, në qoftë se edhe në vitin e ardhshëm, duke vendosur investimin tek qytetari të parin, do t’i rrisnim, do të përkushtonim një të shtatën e shpenzimeve, pensionistëve, rrogëtarëve, rrogat dhe pensionet do rriteshin 100 përqind krahasuar me këtë vit.
Për ata, të cilët me skepticizëm dëgjojnë për rritjen e rrogave, u them se absolutisht mundësitë më reale, por nuk ka shpirt, nuk ka zemër që t’ju ndjejë problemet që përballen sot qytetarët.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.6 lekë dhe do shitet me…
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për…
Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie vitin e kaluar, duke qëndruar në nivelin më të ulët në Rajonin e…
Nxehtësia ekstreme mund të jetë shumë më e rrezikshme për të moshuarit nga sa është menduar deri më tani. Një…
Protesta ka hyrë në ditën e 80-të, duke shënuar një nga periudhat më të gjata të protestave të njëpasnjëshme të…
Dy nxënës kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë të mesme në jug të Filipineve.…