Ish-kryeministri Sali Berisha, sot, në një deklaratë për mediat, u shpreh se dje mbylli turin elektoral në bashkitë e jugut.
Berisha u shreh se ai ishte turi më i suksesshëm që ka patur ndonjëherë në jug të vendit, dhe se qytetarët e bashkive atje po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin.
“Mbrëmë mbylla turin në të gjitha bashkitë e jugut dhe mund t’u them se ai ishte turi më i suksesshëm që unë kam pasur ndonjëherë në jugun e vendit. Qytetarët në Tepelenë, Memaliaj, Këlcyrë, Përmet, Sarandë, Konispol, Delvinë, Libohovë, Derviçan, Dropull, me një padurim, me një kthjelltësi dhe vendosmëri, po presin 14 majin për të firmosur ndryshimin. Për të firmosur shpëtimin e bashkive të tyre dhe të Shqipërisë nga kthetrat e zeza të mafies qeveritare. Kudo që shkova, gjeta qytetarë të revoltuar, gjeta qytetarë të cilët nuk përmbanin ndjenjat gjer në urrejtje ndaj qeverisë dhe shtetit të mafies.
Kudo të shkova, gjeta reagime të fuqishme ndaj plaçkitjes së pasurive publike të banorëve të këtyre bashkive.
Një kontrast i madh ekzistonte dhe kishte elektrizuar klimën elektorale, kontrasti midis kandidatëve të primareve, të votës së lirë dhe dinjitetit, dhe kandidatëve të mafies, të bodrumeve të Edi Ramës, për të cilët në mënyrë absolute, asnjë socialist i vetëm, asnjë qytetar i paparti, nuk ishte pyetur. Skandalet e kandidatëve të emëruar nga Edi Rama, aferat e tyre të zeza, nxinin në Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Sarandë, Delvinë, Konispol, Derviçan, Libohovë. Misioni i tyre ishte plaçkitja e pasurive publike.”, tha Berisha.
Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…
Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…
Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…
Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…