shqiperi

Berisha: Lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934, ja ku na rrokullisi regjimi i urryer antishqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme tha se sot u njoftua se lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934. Berisha tha se në vitin 1934, Shqipëria ka qenë me rreth 1 milionë banorë dhe se gjendjen deri në këtë fazë se solli, sipas tj, regjimi i urryer antishqiptar i Edi Ramës. Sipas Berishës, tregues për këtë është një komb që loton, është një komb që vajton, është një komb që pret me syhapur zhdukjen e tij.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Edhe njëherë nga zemra ju uroj Gëzuar Pashkën, këtë ditë të pavdekësisë, ditë të shpresës, të ringjalljes së hyjit, burrit, shenjtit që ndryshoi aq për mbarë qytetërimin perëndimor, me kodin e tij, me vërtitet dhe shenjtërinë e tij. Por sot ne kemi gjithashtu një ngjarje të dhimbshme, se kjo është historia e këtyre 10 viteve.

Sot njoftohet se lindjet në Shqipëri kanë zbritur në nivelin e vitit 1934. Të dashur miq! Ky është një lajm tmerrësisht i hidhur. Në vitin 1934, Shqipëria ka qenë rreth 1 milionë banorë. Imagjinoni se ku na rrokullisi regjimi i urryer antishqiptar, ç’njerëzor i Edi Ramës. Imagjinoni miq këtë dramë që përjeton kombi. Një që rrokulliset në treguesit e ekzistencës së tij në këtë mënyrë, është një komb që loton, është një komb që vajton, është një komb që pret me syhapur zhdukjen e tij.

Tags: Sali Berisha

të fundit

Horoskopi 26 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Venusi do të jetë në anën tuaj dhe pas një sërë vështirësish që keni kaluar, më në fund dashuria…

12 minutes ago

Vuçiç përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog: Iu kam ofruar atyre debat të hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç e ka përsëritur të hënën thirrjen e tij për dialog me protestuesit, pas nëntë muajve…

24 minutes ago

EMRAT/ Identifikohet viktima e aksidentit në Vorë, policia shoqëron në komisariat shoferin

Kujtim Luka 66 vjeç është viktima e aksidentit të mbrëmjes së kësaj të hëne në Vorë. Sipas raportimeve, Luka u…

32 minutes ago

“Nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së”, Osmani: Ne nuk flirtojmë me fuqi të tjera! Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP World” ndërsa është pyetur për…

44 minutes ago

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11…

1 hour ago

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me…

1 hour ago