shqiperi

Berisha i bën thirrje Erion Veliajt të japë dorëheqjen: Tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, ke bërë marrëvjeshje me SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme nga dritarja e shtëpisë i ka bërë thirrje Erion Veliajt që të japë dorëheqjen dhe të mos e presë të premten e ardhshme. Ai deklaroi se Erion Veliaj ka bërë marrëveshje me prokurorët e SPAK-ut. Në fjalën e mbajtur në tubimin qytetar, Berisha ka paralajmëruar Erion Veliajn se tek teatri i ri do të ketë një shtyllë të zezë, shtyllën e turpit të tij.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

“Por unë kam sot një përshëndetje më të veçantë për të gjithë protestuesit kundër kryehajnit të Bashkisë së Tiranës, të cilët me protestën e tyre përcollën mesazhin në mbarë Shqipërinë dhe botën se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e pushtuar nga një hajdut ordiner. Se shtëpia e parë e qytetarëve të Tiranës është e përdhosur nga një hajdut që vjedh 100 përqind të fondeve publike dhe i shndërron ato në hotele me 5 yje. I shndërron ato në pallate 10 e 12-katëshe. I shndërron ato në lokale dhe klube. I shndërron ato në udhëtime dhe vakanca në të katër anët e dheut. I shndërron ato në llogari të fshehta offshore.

Protesta e sotme ishte një protestë që bashkia nuk e ka parë ndonjëherë. Dhe e garantoj se e premtja që vjen, do ta tmerrojë Erion Veliajn. Të premten, e treta e vërteta. Erion Veliaj jep dorëheqjen, mos u fut më në bashki. Nuk ke shpëtim askërkund sepse në çdo variant që ta analizojë njeriu, ti je njeriu më i shpifur, je hajduti më i neveritshëm, më i pangopur që ka pasur ndonjëherë kryeqyteti. Erion, ti ke bërë marrëveshje me skapistët. Por të garantoj se bashkë me ty, edhe ajo marrëveshje do të marrë fund. Prandaj dhe u thuaj qytetarëve të Tiranës sa ke vjedhur me 1 milion pemë që thua se ke mbjellë, në një kohë kur në të vërtetë ke shkulur dhjetëra e dhjetëra mijëra pemë në këtë qytet. Sa ke vjedhur, Erion me karvanet që merrje në Selitë dhe ua prisje ujin qytetarëve dhe u dërgoje bidonat me Tivarin tënd?

Sa ke vjedhur me shkollat që i ndërtoje me 6-fshin, me 8-fishin e çmimit të një shkolle? Sa ke vjedhur me kopshtet që i tenderon nga tre herë dhe nuk ekziston në themel? Sa ke vjedhur në xhepat e shqiptarëve? Erion, ja ku po ta them: drejtësinë e marrin në dorë qytetarët! Kur drejtësia bëhet armike e tyre. Kur drejtësia mbulon krimet e shëmtuara të qeveritarëve. Kur drejtësia shndërrohet në mburojë të hajdutëve më të mëdhenj që ka parë Tirana dhe Shqipëria, qytetarëve të ndershëm, qytetarëve të guximshëm, qytetarëve atdhetarë nuk u mbetet gjë tjetër veçse të bëjnë drejtësi.

Sot ishte një ditë ku Erion Veliaj u lebetit, u tmerrua. Po e premtja, mjerë ti, më mirë largohu, jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen dhe shko vetë te Tusha. Shko vetë te Simixhiu, që e detyroi bashkëshortja jote të firmosë duke tradhtuar kushëririn e vet për interesat e tua mafioze. Shko te ata se aty e ke vendin dhe më keq. Erion, je shndërruar në turpin e qytetit. Në çdo fjalë, një gënjeshtër. Nuk durohesh më, e premtja është larg. Zemërimi i Tiranës do të vërshojë mbi shtëpinë e parë të qytetit. Zemërimi i qytetarëve të vjedhur, të poshtëruar, do të të japë ty, atë që ke merituar prej kohësh.

Erion, është fatkeqësi të kesh emër njeriu ti. I shkatërrove teatrin kryeqytetit, simbolin, monumentin e kulturës së tij. Ia shkatërrove sepse u peshove në para droge. Erion, tek teatri i ri do të kesh një shtyllë të zezë, shtylla e turpit e Erion Veliajt. Ata artistë të vërtetë, teatrin do ndërtojë, por edhe aty një shtyllë të zezë afër, që brezat të mos të harrojnë, pervers njeri. Bastard! Më mirë të mos prish gojën me ty se nuk ndalet dot. Ke shkatërruar qytetin, i ke shkatërruar të gjitha institucionet e kulturës bashkë me Edi Ramën. Tirana sot është qytet pa teatër, pa bibliotekë, pa galeri, pa teatër të fëmijëve. Të gjitha, droga, droga dhe vetëm droga,” tha Berisha.

të fundit

Denoncimi i gazetarit: Kimioterapia në Spitalin Onkologjik pa infermierë

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar sot situatën kritike në Shërbimin e Kimioterapisë të Spitalit Onkologjik, ku vetëm 5 infermierë shërbejnë…

7 hours ago

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës

Aksident në Ksamil, plagoset rëndë një 29-vjeçar, pritet të transportohet drejt spitalit të Traumës.

8 hours ago

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të tërheqin paratë si me magnet në shtator

Shtatori është muaji i fillimeve të reja dhe rivendosjes së ekuilibrave pas verës. Për shumë njerëz, kjo është një periudhë…

8 hours ago

Meta akuzon SPAK-un dhe gjyqtarin Çela: “Farsë gjyqësore kundër meje, zero prova”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një deklarate publike ndaj vendimit të gjyqtarit Erjon Çela, duke…

9 hours ago

Ngjarja tragjike, ndërrojnë jetë dy vajza 16-vjeçare nga Kërçova pas aksidentit me motoçikletë

Dy 16-vjeçare nga Kërçova, Eriona Ramadani dhe Albina Abazi, kanë vdekur si pasojë e një aksidenti me motoçikletë që ndodhi…

9 hours ago

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën "Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34 milion dollarë) për…

9 hours ago