shqiperi

Berisha: Edi Rama ka folur 120 minuta dhe në bindjen time më të thellë nuk ka besuar asnjë fjali të vetme nga ato që ka nxjerrë

Kreu i partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës tij mbrëmjen e sotme tha se Kryeministri Edi Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar. Gjithashtu Berisha u shpreh se Rama në 120 minuta që ka folur nuk ke besuar asnjë fjalë, asnjë fjali të vetme nga ato që ka thënë.


PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Por kjo betejë nuk mposhti vetëm mercenarin Altin Dumani, por mposhti kreun e krimit në Shqipëri, kreun e Meduzës, Edi Ramën. Do regjistrohet në muret e kohës, do gdhendet me germa të pashlyeshme fitorja juaj e sotme. I imponuat hajdutit të fillojë dhe të mbarojë fjalimin më të gjatë në historinë e planetit kushtuar korrupsionit me moton: ju të gjithë jeni hajdutë, u tha bashkëpunëtorëve të tij, përveç meje të gjithë vidhni, paçka se ai është kryevjedhësi i tyre. Miq, ai fjalim vetëm fjalim nuk ishte. Ai monolog në të cilin Edi Rama dy orë rresht tha se përveç Zahos, që nuk e lë të hidhet nga shkëmbi në ujë, ju të tjerëve të gjithë përveç vetes sime.

Denoncimet tuaja, guximi juaj, thyerja e barrikadave, mposhtja e Dumanit, të gjitha këto e detyruan Edi Ramën të bëjë atë që nuk e ka bërë kush kurrë, një monolog 120 minutash, filloi me vjedhjen, mbaroi me vjedhjen, vetëm e vetëm për të mundur të shpëtojë krimit dhe vjedhjeve që ka bërë. Miqtë e mi, unë e ndiqja në ekran dhe shihja fytyrat e tyre si tërhiqnin veshët, si skërmishnin thonjtë, si shkulnin flokët gjatë fjalës së tij hajdutët e Ali Babës të ulur përballë tij. Nuk kishte pamje… dhe ndërkohë shihja protestën tuaj te bashkia, triumfin tuaj mbi këtë bandë hajdutësh. Edi Rama në dy orë monolog bëri gjithçka, përdori çdo demagogji, çdo mashtrim, çdo gënjeshtër, vetëm e vetëm ta paraqiste veten të paimplikuar.

Edi Rama, sot ke folur 120 minuta dhe në bindjen time më të thellë nuk ke besuar asnjë fjalë, asnjë fjali të vetme nga ato që ke nxjerrë. A nuk erdhe ti në pushtet në vitin 2013 si i vetmi qeveritar që thirreshe rëndom mister 20 përqindëshi? Po Edi, po e mbyll me mister 100 përqindëshi. A nuk erdhe ti Edi Rama në pushtet me sarajet e Surrelit, 5 mijë metër katror oborrin park rreth sarajeve, në një kohë kur në ILDKP kishe deklaruar gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë? A nuk ishte ky një frymëzim për të gjithë hajdutët e serës tënde që njëlloj si ti të përdornin paratë publike për motele, hotele, banesa, resorte e pallate?

Tags: Berisha

të fundit

E rëndë në Tiranë, 41-vjeçari plagos bashkëjetuesen e tij

Mmbrëmjen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruatr në Tiranë, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë partneren e…

10 minutes ago

Banorët denoncojnë ndërtimin pa leje tek “5 Maji”/ PD: Policia nuk ndërhyn pasi pronarët paguajnë nën dorë

Përmes një deklarate për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar indiferencën e policisë së shtetit ndaj ndërtimeve pa leje që po…

41 minutes ago

Zbardhen detaje tronditëse nga vrasja në Maliq, 14-vjeçari u godit me pasi tentoi të vetëmbrohej me karrige

Pasditen e 14 gushtit, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Pirg në Maliq, ku një konflikt ka agravuar në…

1 hour ago

Një vit nga vrasja e Egli Progës/ Prokuroria shtyn me 3 muaj hetimet për Denis Meçen, zbulohet arsyeja

Prokuroria e Korcës, ka shtyrë me tre muaj hetimer për Denis Meçen, i cili akuzohet për dhunimin deri në vdekje…

2 hours ago

Britma, koreografi në “Anfield” në kujtim të Diogo Jotës, Salah shpërthen në lot (FOTO+VIDEO)

Mbrëmë e djeshme, një atmosferë e veçantë dhe unike, mbretëroi në Anfield në ndeshjen Liverpul-Bërnmuth. Ndeshja hapëse e sezonit 2025-26…

2 hours ago

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe rrezikoi banesat e fshatit, arrestohet 65-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 65 vjeçar, i cili akuzohet se i kishte vënë zjarrin tokës së tij, por…

2 hours ago