Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi Edi Ramën se nuk do t’i shpëtojë kurrë përballjes me komisionet hetimore, ndërsa theksoi se opozita nuk e braktis kurrë Parlamentin.
Berisha tha se dialogu në Parlament, i ditëve të fundit, është bërë në mënyrë që të drejtat e opozitës të respektohen.
“Dua të sqaroj ju dhe çdo shqiptar se nuk është opozita ajo që ka shkelur të drejtat kushtetuese, as të vetat, as të kujt tjetër.
Është Edi Rama, i cili nuk pranon të respektojë të drejtat kushtetuese.
Në këto rrethana ai ka vetëm një qëllim dhe ky qëllim është që opozita të bojkotojë parlamentin.
Sepse, duhet të jemi realistë, në mënyrë makabër ai fitoi më shumë se kushdo tjetër nga bojkoti i parlamentit nga opozita.
Mirëpo unë i them sot Edi Ramës këtu para jush dhe në emër tuaj se opozita nuk braktis parlamentin, por opozita do bëjë çdo gjë për të drejtat e saj kushtetuese në parlament dhe kudo.
Prandaj dhe Edi Rama, ti ke frikë dhe tmerr nga komisionet hetimore.
Nuk ka forcë në botë që të shpëton prej tyre.
Le të vijë kushdo në mbrojtje tënde, ti do përfundosh para atyre komisioneve sepse ke vjedhur këtë komb, këtë vend sa askush tjetër në histori”, tha Berisha.
Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt…
Valët ekstreme të të nxehtit që po përfshijnë pjesë të mëdha të Evropës kanë detyruar autoritetet në më shumë se…
Një javë pas sulmit kibernetik që goditi sistemet elektronike të Bashkisë së Tiranës, një sërë shërbimesh publike vijojnë të mos…
Tifozja e veçantë e Lionel Messit, 98-vjeçarja Paulina Kana, u rikthye me një tjetër mesazh për futbollistin, ndërsa pamjet kanë…
Një raketë e nisur nga Jemeni është pritur dhe rrëzuar nga ushtria izraelite. Ushtria e Izraelit në një deklaratë tha…