shqiperi

Berisha: Do ta pyes sot këtë llum gjykatëse; Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në zhvillimin e protestës kundër arrestimit të tij është shprehur përpara qytetarëve se ka qenë betejë e vështirë sepse përballja me krimin është me pasoja.

Berisha: Ka qenë betejë e vështirë dhe e tillë mbetet sepse përballja me krimin, përballja me njerëz të zhveshur nga çdo moral, përballja me kreun e organizatës kriminale që quhet qeveri shqiptare, sigurisht që është e vështirë, është me pasoja, por është jetike dhe vendimtare për të ardhmen e këtij vendi. Edi Rama këto dy muaj, këto 60 ditë të tuaja, ka dalë në pah para çdo shqiptari, ka nxirë para çdo atdhetari, para çdo atdhetari të lirë në Europë, si figura politika më karikaturë.

Si një diktator i llojit të Musolinit, i Ajatollahëve, të Llukashenkos që ka frikë dhe tmerr nga kundërshtari politik dhe që përdor çdo mjet të paligjshëm, dhunon kushtetutë dhe ligje për ta mbajtur atë në arrest shtëpie. Përdor llume njerëzore të llojit Dumanrë dhe Manekër, njerëz që kanë për moral krimin, apo Kraja dhe Millonaj. Këtu para jush i kam shtruar një pyetje asaj turp gjykatëses, apo ti themi haptas llum gjykatëses.

I kam shtruar një pyetje; a je përzënë ndonjëherë nga ndonjë vend për punëra llumi? Nuk ka kthyer përgjigje. Sonte do ta pyes në emrin tuaj dhe mbarë shqiptarëve, këtë llum gjykatëse; ke përdorur ndonjëherë mbiemrin Spata se të është dashur. Irena Spata e ke quajtur ndonjëherë veten ti? Nuk te turp ti moj, ti je një hajdute ordinere, e paftyrë, pa pamoral, pa asgjë, që mbahesh aty si skllave e krimeve tua. Sonte i them këto në emër të betejës tuaj të përnatshme.

të fundit

Kryepeshkop Joani uron besimtarët për Krishtlindje: Festa vjen si rreze shprese, ngushëllimi e paqeje, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për dritën e Krishtit

Këtë të mërkurë, Kryepeshkop Joani, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes.…

3 minutes ago

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke…

32 minutes ago

Dyshohet se vranë 20-vjeçarin Pavlin Preka, Gjykata e Shkodrës cakton masat e sigurisë për dy autorët e dyshuar

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Vasel Koçekun 43-vjeç dhe…

32 minutes ago

“Farë e fëlliqur”, Fjolla Morina shpërthen ndaj banorëve në BBVK

Banorja e Big Brother VIP 5, Fjolla Morina, u bë sërish protagonistja e një momenti emocional dhe të tensionuar brenda…

55 minutes ago

Berisha publikon videon: Ergys Agasi udhëtonte me makinën e tij private në eskortën e Ramës dhe e shoqëronte Policia e Shtetit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video, ku pretendon se Ergys Agasi udhëton së bashkë me eskortën…

1 hour ago

Historia e errët e banores së re të “Big Brother VIP 5”, vr*sja e të fejuarit

Juela Nikollaj, është banorja më e re e "Big Brother VIP 5". Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur…

1 hour ago