shqiperi

Berisha: Dje përfaqësuat çdo qytetar të këtij vendi që urren këta hajdutë të pamëshirë që vjedhin ditën, natën e në çdo kohë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e përnatshëm deklaroi se, qytetarët në Tiranë treguan se nuk do të pajtohen kurrë me vjedhjen 100 përqind të taksave të tyre. Duke komentuar protestën e së premtes, Berisha theksoi se ata kanë treguar se nuk do të pajtohen kurrë me Erion Veliajn, që i konsideron qytetarët si qenie për t’i vjedhur.

“Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, luftëtarë të lirisë, misionarë të shpresës, besimit dhe dinjitetit, që me protestën tuaj të djeshme tronditët në themele regjimin e kalbur të krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Në protestën tuaj të fuqishme dje te bashkia përfaqësuat çdo qytetar të këtij vendi që urren këta hajdutë të pamëshirë që vjedhin ditën, natën e në çdo kohë. Që vjedhin gjer në palcë qytetarët shqiptarë. Pasuritë e tyre kombëtare dhe i shndërrojnë ato në pasuri personale familjare. Misioni juaj është i shenjtë! Beteja pa kthim është beteja e fitores. Dje ju i treguat shqiptarëve, i treguat kombit dhe mbarë Europës se nuk pajtoheni kurrë me vjedhjen 100 përqind si në asnjë vend tjetër të botës të taksave, parave tuaja.

Të lidhura

None found

Se nuk pajtoheni kurrë me Erion Veliajn, këtë monstër që e turpëron emrin njeri. Që i konsideron qytetarët shqiptarë, i konsideron kryeqytetasit si qenie për t’u mashtruar. Si qenie për t’u poshtëruar. Që dy-tre vite me radhë flet për pyllin imagjinar 1 milion pemë vetëm se ka vjedhur koston e 1 milion fidanëve. Që dy, tre vite me radhë, tenderat i merr me drejtorët e tij mostra. Paratë e taksapaguesve i kthen në hotele luksoze me 5 yje. Paratë e qytetarëve i kthen në pallate private për veten dhe bandën e tij. Paratë e qytetarëve i dërgon në konto offshore dhe zhduk pa nam dhe nishan mbi 130 milionë euro të paguara nga mundi, djersa e shqiptarëve për djegësin e Tiranës, për të cilin nuk ekziston as gjurmë, as nishan. A ka protestë me të drejtë se kjo? A ka protestë dhe revoltë më të merituar se kjo? Ndaj dhe përshëndes ju dhe të gjithë ata të cilët dje tronditën themelet e këtij pushteti të kalbur,” tha Berisha.

të fundit

Hykmete Bajrami pranon rezultatin e kuvendit të LDK-së: Demokracia triumfon gjithmonë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas votimit të delegatëve, ku një pjesë mbështeti ndryshimin në parti, ndërsa shumica…

7 minutes ago

Eurostat: Shqipëria e dyta në Europë për familjet që nuk përballojnë dot një javë pushime

Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë…

9 minutes ago

Identifikohen dy shqiptarët që humbën jetën me motor në Kretë, 28-vjeçari nga Elbasani dhe 34-vjeçari nga Gramshi

Dy të rinj shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në ishullin e Kretës, në Greqi. Viktimat…

10 minutes ago

Bodrumspor afron Florian Loshajn, mesfushori 29-vjeçar i bashkohet Ajetit dhe Seferit

Florian LoshajFlorian Loshaj është futbollisti më i ri i Bodrumspor [...]Read More...

11 minutes ago

Ahmeti: Ekzistojnë nisma në Kushtetuese për ta paditur UÇK-në në Hagë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në një paraqitje në KohaCast, tha se ka informacione që në Gjykatën Kushtetuese ka iniciativa…

14 minutes ago

Nga katër skuadra në vetëm një: Rrugëtimi evropian dhe të ardhurat e klubeve kosovare

Edicioni evropian 2026/27 nisi me katër përfaqësues apo ekipe të Kosovës në garat e UEFA-s, por pas përfundimit të raundit…

17 minutes ago