shqiperi

Berisha: Borxhi u rrit, rrogat dhe pensionet nuk u rritën

Gjatë fjalimit të tij në tubimin qytetar, ish kryeministri Sali Berisha deklaroi se sipas tij qeveria rrit pagat e tyre, duke bërë që ata të vendosen në shërbim të qeverisë.

Por ndërsa rriten pagat e tyre, rrogat e shqiptarëve kanë rënë me 40-50 për qind, tha Berisha:

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta.

Është kënaqësi e veçantë dhe u falënderoj me shumë mirënjohje për këtë takim shprese të përnatshëm.

Për fjalët tuaja, për praninë tuaj, betejën tuaj me të cilën ju rrezatoni shpresë, besim tek mbarë shqiptarët.

Sot njëlloj si në pushtimet më të egra, ne përballemi me dy të këqija të mëdha. Me dy armiq të egër të qenies sonë.

Së pari, me mohimin e votës së lirë.

Së dyti, me vjedhjen e tmerrshme të pasurive publike dhe fondeve publike nga qeveritarët tanë.

Që të dyja këto fatkeqësi të mëdha kombëtare, të dy këto mure që na ndajnë nga e ardhmja që meritojmë, kanë një autor. Kanë një ndërtues të tyre dhe ky është Edi Rama.

U bëj sonte thirrje shqiptarëve kudo që janë të mendojnë për një moment dhe të shtrojnë pyetjen vetes: si ka mundësi që në vitin 2013, ne arritëm të jemi qytetarët më të mirëpaguar në rajon, arritëm të kemi rrogat dhe pensionet më të larta në rajon.

Çfarë ndodhi me ne këto 10 vite, gjatë të cilave rrogat duhet të ishin dyfishuar, minimumi dyfishuar, për të mos thënë trefishuar? Pse ne u rrokullisëm përsëri siç kemi qenë në dekada në mos shekuj, njerëzit më të keqpaguar në rajon?

Kjo ka vetëm një shpjegim. Asgjë tjetër, vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje të pasurive të qytetarëve shqiptarë nga Edi Rama dhe klika e tij.

Cilido që sheh shifrat, konstaton se pas vitit 2013, shqiptarët paguajnë taksa dy herë më shumë.

Se pas vitit 2013, rrogat njëlloj si në sistemin komunist u ngrinë dhe nuk u rritën.

Borxhi u rrit, rrogat dhe pensionet nuk u rritën.

Çmimet u rritën dhe tejkaluan çmimet në vendet e BE-së.

Sot, miqtë e mi, ushqimet e përditshme i blen më lirë në Itali, i blen më lirë në Greqi, i blen më lirë në shumicën e vendeve të BE.

Kjo sepse rrogat, pensionet, mbeten ato të cilat ishin. Nuk ndoqën rritjen e çmimeve.

Kjo bëri që varfëria e frikshme të shtrohet këmbëkryq në 60 përqind të vatrave të shqiptarëve.

Ndërkohë që rrogat e zyrtarëve më të lartë, krahasuar me rrogën mesatare të shqiptarëve, u bënë 6 herë më të larta.

Por jo vetëm 6 herë, por edhe 15 herë më të larta. Nuk ka vend në botë që një zyrtar të marrë 15 rroga, apo të marrë 70-80 pensione në muaj.

Kjo ndodh vetëm në sistemin ku nomenklatura e pushtetit nuk pyet për jetën e qytetarëve.

Kjo ndodh vetëm në sistemin ku gjykatës dhe prokurorë blihen nga qeveria me rrogat e larta.

Dhe i jepet gjykatëses 6 milionë rrogë, 7 milionë rrogë, një krim shtetëror i vërtetë.

Një muaj më parë po lexoja deklaratën e një kongresmeni të SHBA, i cili u shpreh se të ardhurat e tij mujore nuk ishin rritur një dollar të vetëm nga viti 2009 gjer në vitin 2024.

Ndërkohë, rroga mesatare e amerikanëve ishte rritur në mënyrë progresive.

Mu kujtua Shqipëria, ku rroga mesatare e shqiptarëve, në raport me çmimet, është ulur të paktën me 40-50 përqind.

Kurse rrogat e larta të ministrave, qeveritarëve, janë dy e trefishuar dhe më shumë.

të fundit

Atentat apo aksident? Shefi i ushtrisë libiane ndërron jetë pas rrëzimit të avionit, gjenden mbetje në Turqi

Një avion privat “Falcon 50” me pesë persona në bord u zhduk nga radarët të martën në mbrëmje, pasi u…

9 minutes ago

“Salianji nuk është më anëtar i Kryesisë së PD-së”, Noka: Kaloi vijën e kuqe! U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur në lidhje me aktualitetin politik në vend, duke u ndalur…

28 minutes ago

“Dyshoj se anëtari i komisionit të Prokurimeve publike kishte lidhje me pengmarrësit”/ Gerond Meçe: Kisha konflikte me të, më skualifikonte në tendera

Emisioni “Në Shënjestër” ka vijuar me publikimin e dosjes së AKSHI-t ku flitet për rrëmbimin e Gerond Meçes, i cili…

51 minutes ago

Ish-presidenti i Brazilit lë qelinë/ Gjykata: Bolsorano do t’i nështrohet një ndërhyrje kirurgjikale

Gjykata Supreme e Brazilit miratoi të martën një kërkesë të ish-presidentit Jair Bolsonaro për t'u larguar nga burgu për t'iu…

54 minutes ago

Shtëpia ka hapur dyert, ja sa banorë pritet të hyjnë sonte në BBVA

Pas një fillimi spektakolar të shtunën mbrëma, ku shtëpia e ‘Big Brother VIP Albania 5’ hapi dyert për 14 banorët…

1 hour ago

Behgjet Pacolli fiton të drejtën mbi VIA-n, miliarderi jep lajmin: Nga sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Vlorës

Pas disa muajsh pezullim me vendim të Prokurisë së Tiranës, miliarderi Behgjet Pacolli deklaron se prej ditës së sotme Aeroporti…

1 hour ago