shqiperi

Berisha akuzon qeverinë: Rama urdhëron mbajtën të ngujuar të tre të miturve, vetëm se ata nuk buzëqeshën kur pranë tyre kaloi Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook shprehet se policia, me urdhër të Kryeministrit Edi Rama, ka shoqëruar tre të mitur që e panë negativisht Ramën kur kaloi pranë tyre.Me një postim në Facebook Berisha akuzon kryeministrin për një akt të pashembullt dhe tipik diktatorial, duke thënë se të miturit u mbajtën të ngujuar për 6 orë në qeli vetëm për faktin se nuk buzëqeshën dhe nuk e shanë kur kaloi Rama, por e panë atë me një vështrim që shprehte urrejtje ndaj tij.

Postimi i Berishës:

Të lidhura

None found

Rama urdhëron rrëmbimin nga policia të tre të miturve të cilët e panë me neveri kur kaloi pranë tyre.

Të dashur miq, dje mbasdite me urdhër të Edi Ramës në një akt të pashembullt dhe tipik diktatorial, narkopolicë në kundërshtim flagrant me ligjin rrëmbyen dhe mbajtën të ngujuar 6 orë në qeli tre të mitur për fajin e vetëm se ata nuk buzëqeshën dhe as nuk e shanë kur pranë tyre kaloi Edi Rama, por e panë atë me një vështrim që shprehte urrejtje ndaj tij. Vetëm për këtë shikim ai ka urdhëruar rrëmbimin e tyre nga narkobanditë me uniformë dhe terrorizimin psikologjik në narkokomisaritin e policisë ku ata janë keqtrajtuar psikologjikisht sepse ju nuk u ngritët në këmbë, nuk buzëqeshet por keni parë vengër kryeministrin kur ai kaloi pranë jush.

Përshëndes përzemërsisht të rinjtë për qendrimin e tyre neveritës e të merituar ndaj Edi Ramës dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe rrëmbimin me urdhër të tij të të miturve që me të drejtë e panë atë me urrejtjen që meriton.

Për më hollësi ju ftoj të lexoni kronikën e mëposhtëme.

Tre të mitur janë shoqëruar nga policia në komisariatin numër 2 të Tiranës, sepse nuk i kanë buzëqeshur Ramës.

Situata është denoncuar nga të afërmit e të miturve të cilët mbahen në ambientet e policisë dhe nuk lirohen, sepse shefat e turnit kanë frikë të ndërmarrin veprime pa urdhër nga lart.

Një prej familjarëve të tre adoleshentëve të shoqëruar në komisariat, ka denoncuar policin me numër ‘36912’ si personi që ka bërë ndalimin e tre të miturve për një ambientet e policisë.

Tre të miturit kanë qenë duke ndenjur një një lokal në zonën e ish-bllokut, njëri prejt tyre ne trotuar, dhe kur ka kaluar Rama nuk e kanë përshëndetur dhe as nuk i kanë buzëqeshur Edi Ramës, kur ai ka kaluar pranë tyre.

Polici me numrin ‘36912’ ka konfirmuar në telefon të afërmit e një prej të miturve të shoqëruar, se arsyeja e ndalimit të tyre është se e kanë parë shtrembër kryeministrin dhe po shoqërohen me urdhër të tij.

Tre të miturit kanë disa orë që ndodhen në ambientet e Komisariatit numër 2 në Tiranë dhe policia nuk i lë të lirë, sepse presin urdhrin nga Taulant Balla.

të fundit

Rashiq lidh gatishmërinë më të madhe të Qeverisë për Asociacionin me zhvillimet në Serbi

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se Qeveria e Kosovës tani është më e gatshme për themelimin e…

5 minutes ago

2005 murders of Vajdin Lamaj and Klodian Saliu: SPAK seeks 25 years in prison for six defendants

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, të ndodhura në vitin 2005. SPAK…

5 minutes ago

Trump backs Nvidia chief after revelations about alleged affair with Chinese businesswoman

Nvidia është e tronditur nga zbulimet rreth aferës së dyshuar të CEO-së së saj Jensen Huang me një biznesmene kineze…

5 minutes ago

Former president Joe Biden opens up about his battle with a serious illness: “It has slowed me down; there are difficult days too

Në një postim në rrjetin social X, ish-presidenti amerikan Joe Biden 83-vjeç, ka rrëfyer vështirësitë që po përjeton në përditshmëri…

6 minutes ago

Search at former Paraguayan president’s residence uncovers a safe behind a false wall

Policia dhe prokuroria në Paraguai kanë ushtruar një kontroll në vilën luksoze të ish-presidentit Santiago Peña, ku kanë zbuluar një…

6 minutes ago

Kurti meets diaspora in Paris: State will guarantee loans for investment in Kosovo

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u takua në Paris me pjesëtarë të mërgatës. Në këtë takim që u zhvillua para…

6 minutes ago