Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të pasdites së sotme, e enjte (1 janar), dhe nesër, e premte (2 janar).
Sipas parashikimit, temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë ngrica, veçanërisht në zonat malore dhe kodrinore, duke krijuar vështirësi në transportin rrugor.
Parashikimi i reshjeve:
Sot pasdite nuk priten reshje të konsiderueshme. Nesër, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive shoqëruar me shtrëngata në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjera reshjet do të jenë të dobëta.
Në zonat e Alpeve pritet dëborë e dendur, ndërsa në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 metra nga niveli i detit, parashikohen reshje të dobëta dëbore.
Temperaturat:
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale pritet të jenë:
Në bregdet: 2 / 13 °C
Në vendet e ulëta: 0 / 13 °C
Në vendet malore: -5 / 5 °C
Era:
Sot pasdite era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër në bregdet pritet të fryjë mesatare deri e fortë.
Dhoma e Avokatisë Vlorë i ka dërguar një kërkesë ministrisë së Drejtësisë dhe KLGJ-së. Përmes një shkrese zyrtare ajo ka…
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Si pasojë e kësaj janë djegur…
Ambasada e SHBA në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Në një njoftim në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rishpërndarë në llogarinë e tij në platformën Truth Social një artikull të The Wall Street…
Armando Broja është tronditur me vendimin e fundit të Skot Parker. Trajneri i Bërnlit vendosi që ta dërgojë në tribunë…
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënoi 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve, nga…