shqiperi

Presidenti Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ligjin për Zonat e Mbrojtura.

Ky ligj u votua në Kuvend me 72 vota pro në seancën parlamentare të 22 shkurtit.

Opozita është shprehur kundër këtij ligji, pasi sipas saj shkatërron Zonat e Mbrojtura.

‘Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, dekretoi sot ligjin nr. 21/2024, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura””.

Ky ligj i hap rrugë ndërtimeve ekologjike për t’i vënë në shërbim të ekonomisë. Begaj tha se ka ndërmarrë një konsulta nga grupet e interesit si dhe nga ekspertë kushtetues.

“Ekspertët kushtetues të thirrur në konsultë dhe Institucioni i Presidentit të Republikës nuk e shohin këtë pretendim si çështje që i përket procedurës për shqyrtimin e kushtetutshmërisë.

Për probleme që mund të konstatohen gjatë implementimit të ligjit mund të vihen në lëvizje mekanizma të tjerë ligjorë mbrojtës, si nga organet eprore/mbikëqyrëse, ashtu edhe nga organizatat mjedisore”, tha Begaj.

të fundit

Aksidentet rrugore rriten me 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana

Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua…

7 minutes ago

Evakuime masive në Spanjë e Francë nga zjarret, flakët kërcënojnë Bordonë

Spanja dhe Franca po përballen me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperaturat që pritet të kalojnë 40…

9 minutes ago

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e 59-të, qytetarët thirrje Ramës: Jep dorëheqjen!

Protesta antiqeveritare hyn sot në ditën e saj të 59-të, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe…

13 minutes ago

Stable Atmospheric Conditions: Weather Forecast for July 28, 2026 and Expected Temperatures

Ditën e sotme vendi ynë, do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti…

16 minutes ago

Economic Crisis Is Suffocating Iran More Than Bombings, Say US Officials

Sanksionet ekonomike mund t’i shkaktojnë regjimit iranian dëme më të mëdha sesa bombardimet ushtarake, kanë deklaruar zyrtarë amerikanë për Axios,…

17 minutes ago

Horoscope July 28, 2026: What the stars have in store for you today

Dashi Gjithçka është e mundur gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione. Beqaret do…

17 minutes ago