Kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me fondacionin “AADF” firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. Investimi arrin vlerën e 3.375 mln dollarëve.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot fillon një proces rrënjësisht transformues që është pjesë e revolucionit digjital. Kryeministri tha se projekti synon të shtrihet në të gjithë territorin dhe gjithë.
None found
“Do përpiqem të flas sa më shkurt se së bashku me fondacionin në orën 5 e gjysmë të gllabërojmë dhe Teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam siç e dini, stadiumin Qemal Stafa mbase se dini por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do dalin në dritë ditët në vijim. Sot jemi për të filluar një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë dixhital që u nxit nga nxënësit me të cilët patëm komunikim intensiv të koordinuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, duam të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë laboratorëve, por kërkon financë dhe njohje të procesit. Nesër do lancojmë programin e kodimit, të mësuarit të kodimit për nxënësit e arsimit parauniversitar. Do filloj me numra relativisht të vegjël, por duam ta kthejmë në një lëvizje rinore. Të dyja këto punë shkojnë paralelisht dhe çfarë po bëjmë me fondin për piramidën që do të hapi dyert duke u transformua në qendrën më të madhe të inovacionit dhe për tu bërë streha për të rinjtë që do shkojnë më tutje në fushën e teknologjisë”, tha Rama.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forcat amerikane mund të ndërmarrin së shpejti një sulm ndaj një objekti…
Kyrylo Budanov, ish-kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase dhe një prej figurave më të njohura të luftës kundër Rusisë, po luan…
Mbrëmjen e djeshme, Himara përjetoi çaste tmerri, ku një zjarr masiv shpërtheu në kodrën e qytetit, mbi lagjen “1 Maji”,…
Jose Mourinho pranoi se nuk mund ta shpjegonte humbjen 1-0 të Real Madridit ndaj Real Betis, duke këmbëngulur se skuadra…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 78.7 lekë dhe do shitet me…
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi nga Zyra Ovale se Vladimir Putin nuk planifikon të sulmojë territoret e NATO-s. “Po flas…