shqiperi

Bashkëpunimi me fondacionin “AADF”, Rama: Nesër do të lancojmë projektin e ri

Kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me fondacionin “AADF” firmosën një marrëveshje për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare dhe për programin e ri të kodimit në arsimin parauniversitar. Investimi arrin vlerën e  3.375 mln dollarëve.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot fillon një proces rrënjësisht transformues që është pjesë e revolucionit digjital. Kryeministri tha se projekti synon të shtrihet në të gjithë territorin dhe gjithë.

“Do përpiqem të flas sa më shkurt se së bashku me fondacionin në orën 5 e gjysmë të gllabërojmë dhe Teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam siç e dini, stadiumin Qemal Stafa mbase se dini por e kemi gllabëruar dhe shumë akte të tjera nga këto që do dalin në dritë ditët në vijim. Sot jemi për të filluar një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë dixhital që u nxit nga nxënësit me të cilët patëm komunikim intensiv të koordinuar nga Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, lidhur me domosdoshmërinë e çuarjes në një nivel tjetër të laboratorëve të informatikës, duam të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë laboratorëve, por kërkon financë dhe njohje të procesit. Nesër do lancojmë programin e kodimit, të mësuarit të kodimit për nxënësit e arsimit parauniversitar. Do filloj me numra relativisht të vegjël, por duam ta kthejmë në një lëvizje rinore. Të dyja këto punë shkojnë paralelisht dhe çfarë po bëjmë me fondin për piramidën që do të hapi dyert duke u transformua në qendrën më të madhe të inovacionit dhe për tu bërë streha për të rinjtë që do shkojnë më tutje në fushën e teknologjisë”, tha Rama.

Tags: edi rama

të fundit

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan…

12 minutes ago

Foto/ Një dashuri që nuk fshihet më: Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

22 minutes ago

Shtatë fshatra të djegura në Gramsh! Zjarri ende jashtë kontrollit

Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja…

29 minutes ago

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

54 minutes ago

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

1 hour ago

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

10 hours ago