Gjatë foltores së mbajtur në Mat, Berisha nuk la mënjanë akuzat e vazhdueshme ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Berisha e akuzoi Bashën se është i përfshirë në aferën e miliona eurove të rastit “Toyota Yaris” duke thënë se sa herë që hetuesit belgë vinin në Shqipëri, Basha frikësohej dhe fshihej.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha i cili është shprehur se Berisha kishte rënë shumë poshtë duke përmendur trillime njësoj si kryeministri Edi Rama. Kujtojmë që në seancën e para një jave ishte Rama ai i cili akuzonte Bashën për përfshirje në aferën e “Toyota Yaris”.
Reagimi i Bashës në Twitter:
Çfarë keqardhje ta shohësh Sali Berishën të bjerë poshtë e më poshtë çdo ditë me trillimet dhe sulmet identike si të kundërshtarit. Ajo që deklaroi Sali Berisha sot është ekzaktësisht ajo për të cilën më akuzoi Edi Rama javën e kaluar. Përgjigjja ime ndaj Sali Berishës është e njëjta që i dhashë Edi Ramës. Asnjë trillim nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave personale. /albeu.com/
Ditën e sotme, kreu demokrat Sali Berisha, ka vijuar me denoncimet për atë që ai e konsideron si “farsë elektorale”,…
Këtë të hënë rreth orës 12:10, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje , është regjistruar në aksin rrugor…
Këtë të hënë, kryetari i PD-së Sali Berisha, mbajti konferencën e radhës me gazetarët nga selia blu. Kryedemokrati theksoi edhe…
Sekretar i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, deklaroi se vjeshta është periudha e përshtatshme për ta kryer procesin zgjedhor në…
Në rrjetet sociale po qarkullon një foto, ku dy ministrat e Edi Ramës janë duke zhvilluar një takim “kokë më…
Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka arritur tashmë në ditën e pestë, proces që po kryhet…