shqiperi

Basha e përjashtoi nga PD, Nishani: Kur të vijmë në pushtet do t’i sekuestrojmë pasurinë

Bujar Nishani, i ftuar në Klan News, ka folur sot pasi Lulzim Basha së bashku me Kryesinë e PD, e përjashtoi nga partia. Ai është shprehur se kur të vijë në pushtet Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë de se do t’i konfiskohen pasuritë.

“Unë përfitoj nga rasti që t’ju them gjithë këtyre individëve me rekorde kriminale dhe Lulzim Bashës si kapo i tyre, të rikthejnë pak kujtesën se ç’ka ndodhur me individë të ngjashëm në periudhën 2005-2009 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, i gjetëm nga “vrima e miut” të gjithë ata që kishin kryer veprime kriminale në të shkuarën dhe i sollëm me pranga në duar dhe në këmbë para drejtësisë.

Të lidhura

None found

Dhe këtyre po u them që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. Edhe Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. E garantoj Lulzim Bashën edhe të gjithë qytetarët që në ndjekin, se Lulzim Basha jo vetëm që do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale dhe penale që ka kryer këto ditë, të falsifikimit që ka kryer përmes përdorimit të siglës, emrit të Partisë Demokratike, është një falsifikim i pastër, dhe njëkohësisht do të hetohet dhe do t’i sekuestrohet çdo pasuri e paligjshme që ka vendosur në këto 8 vite duke shfrytëzuar postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë unë e garantoj ndoshta sot, është nga gjërat e vetme që mund t’ju garantoj që do ndodhi që në momentet dhe ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Nishani.

të fundit

Rezistenca qytetare sot në ditën e 68-të! Protestuesit sërish në shesh, të vendosur deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama

Protesta qytetare sot futet në ditën e 68 të saj. Për më shumë se dy muaj, qytetarë të shumtë në…

1 minute ago

Në Shqipëri regjistrohen rreth 39 mijë shtetas të huaj, 60% e tyre për të punuar! Numrin më të madhe të lejeve të qëndrimit e kanë…

Në Shqipëri deri në qershor 2026 rezultojnë se janë të regjistruar gati 40 mijë shtetas të huaj, ku më shumë…

17 minutes ago

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Gusht 2026/ Temperaturat arrijnë deri ne 38 gradë

Këtë të enjte, vendi ynë parashikohet të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.…

22 minutes ago

Parashikimi i yjeve, 6 Gusht 2026/ Zbuloni shenjat më me fat për ditën e sotme

Dashi Jepni mendimet tuaja sot, sepse mund të mos keni mundësi për nesër. Nuk e dini kurrë se çfarë do…

27 minutes ago

Zyrtare: Bersant Celina bëhet pjesë e Al-Ettifaq në Arabinë Saudite

Mesfushori ofensiv i Kosovës, Bersant Celina, ka gjetur skuadrën e re, pasi është transferuar zyrtarisht te Al-Ettifaq në Arabinë Saudite.Klubi…

7 hours ago

Shqetësim për talentin gjerman, Kennet Eichhorn ndërpret përkohësisht karrierën për arsye shëndetësore

Një nga talentet më premtues të futbollit gjerman, Kennet Eichhorn, do të pezullojë përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me një…

8 hours ago