shqiperi

Basha e përjashtoi nga PD, Nishani: Kur të vijmë në pushtet do t’i sekuestrojmë pasurinë

Bujar Nishani, i ftuar në Klan News, ka folur sot pasi Lulzim Basha së bashku me Kryesinë e PD, e përjashtoi nga partia. Ai është shprehur se kur të vijë në pushtet Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë de se do t’i konfiskohen pasuritë.

“Unë përfitoj nga rasti që t’ju them gjithë këtyre individëve me rekorde kriminale dhe Lulzim Bashës si kapo i tyre, të rikthejnë pak kujtesën se ç’ka ndodhur me individë të ngjashëm në periudhën 2005-2009 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, i gjetëm nga “vrima e miut” të gjithë ata që kishin kryer veprime kriminale në të shkuarën dhe i sollëm me pranga në duar dhe në këmbë para drejtësisë.

Dhe këtyre po u them që nuk do t’i shpëtojnë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. Edhe Lulzim Basha nuk do t’i shpëtojë drejtësisë sapo Partia Demokratike të vijë në pushtet. E garantoj Lulzim Bashën edhe të gjithë qytetarët që në ndjekin, se Lulzim Basha jo vetëm që do të vihet para drejtësisë për aktet e rënda kriminale dhe penale që ka kryer këto ditë, të falsifikimit që ka kryer përmes përdorimit të siglës, emrit të Partisë Demokratike, është një falsifikim i pastër, dhe njëkohësisht do të hetohet dhe do t’i sekuestrohet çdo pasuri e paligjshme që ka vendosur në këto 8 vite duke shfrytëzuar postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Këtë unë e garantoj ndoshta sot, është nga gjërat e vetme që mund t’ju garantoj që do ndodhi që në momentet dhe ditët e para të qeverisjes së Partisë Demokratike”, deklaroi Nishani.

të fundit

Horoskopi 11 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…

4 hours ago

Kërcënuan me jetë efektivët e “Shqiponjave”, një prej të arrestuarve efektiv i FNSH-së

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…

4 hours ago

Mike Tyson trondit botën me rrëfimin e tij: “Kam përdorur drogë për të përballuar dhimbjet!”

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…

4 hours ago

U vra me armë zjarri gjatë një fushate/ Kush ishte Charlie Kirk, ikona e aktivizmit konservator dhe babai i dy fëmijëve

Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…

5 hours ago

U qëllua me armë zjarri, ndërron jetë në spital aleati i Presidenti Donald Trump

Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…

5 hours ago

Dy persona kërcënojnë “Shqiponjat” në mes të Shkodrës: Do t’ua mbushim barkun me plumba

Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…

6 hours ago