Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit dolën në protestë para Kryeministrisë për prishjen e banesave të tyre.
Ata i bënë thirrje kryeministrit Edi Rama, që ta lexojë akt-marrëveshjen, pasi kështu, sipas tyre, ai do të kuptojë se nuk do ta firmoste as për shtëpinë e tij në Surrel.
“Një ndër gjërat më të vështira qenka kur mundohesh të krijosh dialog me një mashtrues, siç është kryebashkiaku. I kërkoj që kohën që na e dedikon neve duke na mashtruar, ta dedikojë për zgjidhje. Banorët janë treguar shumë të qytetëruar. Po bëhet një propagandë e hapur.
Ai mashtron kokërr për kokërr. Unë shoh për ditë komshinjtë e mi, që u janë shembur shtëpitë dhe flenë nën rrënoja. Akt-marrëveshja fillon me një akt dhurimi. Unë nuk ja dhuroj shtëpinë bashkisë dhe askush që është këtu. Mes një qeverie negative dhe një bashkie shumë më negative, mendoj se kjo bashkia po mashtron dhe kryeministri vetë.
I kërkoj Ramës ta marrë vetë atë akt-marrëveshje, ta lexojë për 7 minuta, dhe do të kuptojë se ai vetë për shtëpinë e tij në Surrel nuk do ta firmoste në asnjë mënyrë. Ne po mbrojmë të drejtën. Erion Veliaj nuk është zotëri fare, sepse thotë se po përdorim gra e fëmijë. I them se nuk jemi marrë me mamin tat, babin tat apo fëmijën tat”, tha njëri prej protestuesve.
Aksident i rëndë në Rrugën e Portit, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 71-vjeçar në Durrës. Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 20:30,…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Përparim të Peqinit. Raportohet se furgoni është përplasur…
Në mbledhjen e sotme, Këshillit të Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali fotovoltaik 30 megavat në Ersekë si dhe ndërtimin…
Avionë dhe dronë rusë kanë provokuar Poloninë, Estoninë dhe Rumaninë duke shkelur hapësirën ajrore të këtyre vendeve ndërsa NATO i…
Mbrëmjen e sotme, në studion e emisionit “Për’puthen”, konkurrenti Kastrioti ka bërë një deklaratë të bujshme, e cila ka shkaktuar…
Në prag të takimit që do të mbajë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington me homologun turk Rexhep Tajip Erdogan,…