shqiperi

Balluku: Nuk është aksion kundër tendave, por reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se ditën e djeshme më 31 korrik, ka përfunduar afati për lirimin e hapësirave pranë rrugëve kombëtare sipas distancave të përcaktuara me ligj.

Gjatë fjalës së saj, Balluku theksoi se aksioni nuk është “kundër tendave”, siç është përfolur në media, por një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe zbatimin rigoroz të ligjit për mbrojtjen e territorit.

Të lidhura

None found

“Çka po ndodh sot në territorin e Shqipërisë, nuk është një aksion kundër tendave, ashtu siç thuhet, është një reformë e thellë për lirimin e hapësirave publike dhe respektimin e rregullave dhe ligjeve të mbrojtjes së territorit në Republikën e Shqipërisë. Është një reformë që nuk lë jashtë vëmendjes as tendat, as oborret e përbashkëta të pallateve të zaptuara e të kthyera në parkingje dhe as TEC-et e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në territoret e vendburimeve shqiptare, pavarësisht mohimit qesharak të ekzistencës së tyre apo mbrojtjes akoma më qesharake nga segmente të paguara për të goditur të mirën publike.“, tha Balluku.

Ministrja përgëzoi gjithashtu bizneset në aksin Gjirokastër-Levan, ku gjatë inspektimeve nuk u konstatuan shkelje, dhe theksoi se nga ky moment IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave ligjore pranë rrugëve kombëtare.

“Dje, në 31 korrik, ka qenë afati i fundit për lirimin e hapësirave pranë akseve kombëtare, duke respektuar distancat e përcaktuara në ligj. Një fushatë këshillimore është kryer nga ARRSH dhe IKMT për 8 ditë, duke pasur edhe raste konkrete të bashkëpunimit të subjekteve me trupat tona në terren.  Mjafton t’ju tregoj një rast në aksin rrugor Kombinat-Plepa, ku subjekti ka ndërmarrë tërheqjen dhe respektimin e distancës nga trupi i aksit kombëtar, si dhe sistemimin estetik të zonës ku operon. Ky është një shembull i mirë për t’u ndjekur kudo.

Gjithashtu, gjej rastin të përgëzoj të gjithë ato subjekte që operojnë në aksin nga Gjirokastra në Levan, pasi kam qenë së bashku për një inspektim atje me inxhinierët e ARRSH-së dhe inspektorët e IKMT-së dhe nuk kemi evidentuar asnjë shkelje në këtë territor. Bëjmë me dije se nga ky moment IKMT, mbështetur nga Policia e Shtetit, do të ndërmarrë masa konkrete për respektimin e distancave nga akset kombëtare.”, tha zv.kryeministrja.

Balluku gjatë fjalës së saj, falenderoi dhe qytetarët për këtë bashkëpunim që e konsideron “të shkëlqyer” gjatë gjithë kësaj periudhe dhe i inkurajon ata të vijojnë denoncimet, madje, në vazhdim edhe përmes një platforme të dedikuar, platforma ‘Hapësira ime’ që është njoftuar sot dhe nga Kryeministri, Edi Rama.

Në fund Balluku dha dhe një mesazh urimi për pushimet: “Ju uroj një verë të qetë e pushimet mbara dhe ju sigurojmë se të gjitha institucionet janë në krye të detyrës në çdo skaj të vendit për të garantuar cilësisht shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë dhe vizitorët e shumë të huaj që ndodhen këtë sezon në vendin tonë.”

të fundit

Pacolli dhe delegatja estoneze shqyrtojnë bashkëpunimin për mjedisin dhe energjinë

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me udhëheqësen e Delegacionit të Estonisë, Laura…

4 minutes ago

Studentët thyejnë reklamat gjatë protestës kundër Ramës në zonën e 21 Dhjetorit

Gjatë marshimit kundër qeverisë në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, disa prej protestuesve kanë thyer reklamat e vendosura përgjatë…

9 minutes ago

Mbi 650 mijë kilometra me Volkswagen Polo, ish-mekaniku i F-16 synon të arrijë një milion

Një Volkswagen Polo me naftë thuhet se ka përshkuar plot 650 mijë kilometra, duke dëshmuar se një makinë e vogël…

9 minutes ago

Iseni: Aksionet që i hapën rrugën Macurës drejt Alta Bankës u blenë nga kompania e krushkut të Ahmetit

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astri Iseni ka akuzuar ish-strukturat e BDI-së dhe rrethin familjar të…

18 minutes ago

Limaj questions integrity of Special Court judges and alleges political influence by EULEX

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e funksionimit të Gjykatës Speciale, duke ngritur dyshime për integritetin e…

31 minutes ago

Vjosa Osmani criticizes institutions: Arlinda was left unprotected, while the owner of a cow was arrested

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër përmes një postimi, duke kritikuar institucionet për mënyrën se si po trajtohen…

31 minutes ago