Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka shprehur keqardhje që opozita nuk propozoi emrin e Majlinda Bregut për Presidente.
“Kam vlerësim tejet pozitiv me znj. Bregu. Më vjen shumë keq që opozita nuk e propozoi znj. Bregu”, deklaroi Balla.
Drejtuesi i grupit parlamentar socialist tha se do ta votonte Ardian Dvoranin për President nëse do ta miratonte kryesia e PS.
I pyetur nga gazetarja Erla Mëhilli nëse emri i Bregut dhe Dvoranit janë në listën e emrave që do të diskutohen të shtunën në Kryesinë e PS-së, ai nuk e mohoi këtë gjë.
Ai tha se shpreson që kandidatin e socialistëve për President ta mbështesin më shumë se sa 74 deputetë.
“Shqipëria duhet të ketë një president sa më të pranuar nga të gjitha shqiptarët. Prandaj kemi thënë që nuk duam një president të PS, por të të gjithë shqiptarëve”, tha Balla. /Euronews/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…
Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…
Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…
Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…
Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…
Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…