shqiperi

Balla viziton gjimnazin në Librazhd, kërkon bashkëpunimin e të rinjve në luftën kundër drogës, dhunës dhe bullizmit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot shkollën e mesme “Ibrahim Muça” në qytetin e Librazhdit, ku dha mesazhe të forta për nxënësit, stafin arsimor dhe komunitetin e prindërve që të bëhen bashkë për të luftuar disa prej fenomeneve më shqetësuese, për të rinjtë, siç janë përdorimi i lëndëve narkotike, dhunën online dhe ajo me bazë gjinore.

Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga ministrja e Shtetit për Rininë e Fëmijët, Bora Muzhaqi si dhe nga autoritet e pushtetit vendor e zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Të lidhura

None found

Ministri kujtoi se vetë ai ka nxënës në gjimnazin “Ibrahim Muça” dhe me këtë rast falënderoi të rinjtë, mësuesit dhe komunitetin e prindërve që ndër vite i kanë dhënë një emër të mirë kësaj shkolle, duke e mbajtur larg fenomeneve negative e të rrezikshme.

“Unë jam produkt 100 “bio” i kësaj shkolle – tha Ministri Balla – dhe gjej rastin të falënderoj të gjithë mësuesit që ndër vite i kanë dhënë emër tepër të mirë kësaj shkolle.

Të falënderoj të gjithë prindërit që janë sot këtu si pjesë e bordit të prindërve e po ashtu, autoritetet vendore, kryetarin e bashkisë dhe gjithkënd që ka kontribuar, por mbi të gjitha të falënderoj djemtë e vajzat e kësaj shkolle, të cilët, nga raportimet që marr nga DVP Elbasan e komisariati këtu, Librazhdi nuk është një bashki ku të kemi një problematikë të theksuar”,-tha Balla.

“Një prej problemeve me të cilët duhet të përballemi është pikërisht përdorimi i lëndëve narkotike te të rinjtë.

Për problematikat që lidhen me përdorimin e lëndëve narkotike te të rinjtë, mendoj se duhet të rrisim sa më shumë bashkëpunimin e të gjithëve, me mësuesit, oficerin e sigurisë së shkollës, punonjësit e policisë, autoritetet vendore”,-theksoi ai.
Ministri bëri një apel për të rinjtë e shkollave të mesme që të merren me sport, pasi vetëm kështu mund të fitojnë mbi veset negative e me pasoja.

“Dua t’u kërkoj të rinjve të Librazhdit sot që të heqin dorë nga lëndët narkotike dhe të fokusohen sa më shumë te sportet. Para pak kohësh kemi bërë këtu një palestër dhe bashkë me bashkinë dhe FSHF do të investojmë në më shumë fusha sportive në dispozicion të të rinjve dhe mënyra më e mirë për të luftuar veset është sporti”,- deklaroi ai.

të fundit

Iseni Rebuts Ademi: The Police Officer Was Not Promoted, You Are Misleading the Public

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, Astrit Iseni, ka reaguar ndaj akuzave të ish-deputetit të BDI-së, Arbër…

4 minutes ago

Zoran Gerasimovski Appointed Acting President of the Skopje Court of Appeal

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Zoran Gerasimovski si ushtrues të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit…

4 minutes ago

Filipçe Urges Mickoski to Publish Gostivar Water Test Results Immediately and Clarify Contradictory Statements

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në seancën e sotme të pyetjeve parlamentare, kritikoi ashpër kryeministrin Hristijan Mickoski, duke vlerësuar se…

5 minutes ago

Gashi: The Law on Fair Representation May Have Flaws, but We Are Not Trying to Push It Through in Secret

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot para gazetarëve foli në lidhje me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, për…

5 minutes ago

Haxhiu in Zubin Potok: Remains Are Human, Integrity of Investigation Must Be Protected

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka vizituar lokacionin në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, ku institucionet…

6 minutes ago

Pacolli Announces 17 Buildings and Villas Demolished Around Ujman Lake

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli, ka njoftuar se deir më tani përreth Liqenit të Ujmanit…

6 minutes ago