shqiperi

BAJRI “ZBËRTHEHET” NË “SKY”: “Po vrave Braçen, ke marrë Shkodrën, e bëre Republikë, me hy me pasaportë si në Vatikan”

Vrasja e Ibrahim Licit dhe Dorian Dulit ishte kthyer ndër detyrat primare të kapo-bandës së Shkodrës, Behar Bajri.

Ai sapo ka dalë nga burgu në 29 qershor 2020, nuk humb kohë dhe i vendos vetes detyrë për të vrarë Licin dhe Dulin.

Të lidhura

None found

Për t’ia arritur qëllimit, Bajri kontrakton disa vrasës me pagesë deri tek Nuredin Dumani, madje lidh një marrëveshje me Durim Bamin dhe Marklen Hakën, për shkëmbim kokë më kokë të kundërshtarëve të tyre, ku Bami-Haka marrin përsipër të vrasin Dorian Dulin, ndërsa Behari merr përsipër të vrasë për llogari të Bamit, ish-deputetin e PS-së në Lezhë, Arben Ndoka.

Mes bisedave të zhvilluara në aplikacionin “SKY” Behar Bajri flet me një personazh të botës së krimit duke i thënë se është duke u munduar të zërë Braçen, (Bëhet fjalë për Ibrahim Licin).

Në 24 korrik 2020 Behar Bajri i shkruan personit tjetër: “…vëlla jam tu mundu me zan Braçen tash…”.

Ndërsa personi ia kthen: “…vëlla me zan atë ke marrë Shkodrën, e ke ba Shkodrën Republikë, me hi me pasaportë si në Vatikan…”.

Dhe Behari ia kthen: “…tesh po pres dita ditës…”.

Kurse personi tjetër vijon t’i shkruajë si më poshtë: “…Allahu të ndihmoftë jarabi, inshAllah sa ma shpejt ja merr hakun Boranit, ti pushoj shpirti dhe ati rahmetlis…”.

Dhe më tej Behari i shkruan: “…vlla njat dua se shokët nuk i harroj”.

…allahu qoftë me ty, ku do të jesh se boll mirë po thua. Amin inshaAllah goja të lumtë kapedan…”- i shkruan personi.

Ndërsa nga ana tjetër Behari ia kthen: “…dhe me ty mar shok…”.

Dhe personi tjetër një ditë më pas, në 25 korrik, i shkruan Beharit duke nënkuptuar se ka problem me Drejtësinë, por sipas tij rëndësi ka që mos bjerë në dorë të tyre, Licëve.

“…inshaAllah ma vlla se di lamsh i kam gjanat port ash gaditem. Randësi ka mas me ra në dorë tyne…”.

Kurse Behar Bajri i premton ndihmesë nëso dosja penale i shkon te një shoku i tij: “…o vëlla me të shku dosja te i shoku i jemi ta kry unë…”.

Më tej personi i shkruan: “…e di ma vlla, se di tash po e shof ça po bahet deri në shtator. Po su ba gja të tham vllau jot. Si asht, a ashtë mirë, çka I kanë than…?”. InshaAllah don Allahu dhe aj ma shok sa ma shpejt jasht, bashkë me ato djem axhës. Amin InshAllah…”.

Por Behari ia kthen duke e pyetur: “… a je i dënum, aq a ba me ty…?”

Dhe personi tjetër i thotë:”…jo s’jam dënuar hala…”.

të fundit

I kemi të gjitha, na mungon vetëm pak fat”, Ardian Bardhi e sheh Ilir Dajën përgjithmonë te Dinamo

Ilir Daja - Adrian BardhiDinamo ia doli të mposht në ndeshjen e dytë Auda, sikurse të siguroi kualifikimin në fazën…

4 hours ago

Synojmë grupet e Europa League”, presidenti i Egnatias rrit objektivat: Çelësi është puna, jo fjalët

Agim DemroziPresidenti i Egnatias, Agim Demrozi është shfaqur mjaft besimplotë për “urinë” e ekipit të tij, jo vetëm me prezencën…

4 hours ago

Manchester United pranon klauzolë të pazakontë për largimin e Altay Bayindir

Manchester United ka pranuar një klauzolë të veçantë si pjesë e marrëveshjes për largimin e portierit Altay Bayindir, i cili…

5 hours ago

Israel Refuses to Budge from Lebanon, Defense Minister Says: We Will Not Leave Until Hezbollah Is Disarmed

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Isrrael Katz ka deklaruar sot se ushtria izraelite do të qëndrojë në Liban, pasi Hezbollahu…

5 hours ago

Horoskopi 14 Gusht 2026/ Cilat janë shenjat që favorizohen nga fati

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju do mbylleni ne vetvete dhe…

5 hours ago

Grid Overload Cuts Power in Saranda for Over 30 Minutes

Prej më shumë se 30 minutash, Lagja nr. 1 në qytetin bregdetar të Sarandës po përballet me ndërprerje të energjisë…

5 hours ago