shqiperi

Babëzia e transportit urban, duan sërish para nga taksat e kryeqytetasve, por shërbimin e kanë përtokë

Transporti publik i Tiranës pretendon të jetë në gjendje të rënduar financiare për shkak të rënies së numrit të pasagjerëve dhe mungesës së rimbursimit të plotë të aboneve të studentit nga Bashkia e Tiranës, ndërsa shërbimi është përtoke duke i rrezikuar çdo ditë jetën kryeqytetasve.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas Kostandin Foni tha se aktualisht numri i pasagjerëve në linjat urbane është tkurrur 35% krahasuar me vjet. Sipas tij arsyeja kryesore e rënies është emigracioni i lartë, kryesisht i të rinjve.

Shqetësim për operatorët e linjave urbane mbetet thellimi i humbjeve nga mungesa e kompensimit të plotë të abonesë për studentët.

Nisma e bashkisë së Tiranës “Abone falas për studentët” ka nisur zbatimin nga 1 nëntori 2022. Me vendim nr. 101, datë 1 9.10.2022 “Për kompensimin e biletës së pajtimit mujor, të përgjithshëm (abonesë së studentit) për studentët e pajisur me kartë studenti për të gjitha linjat, në transportin qytetas në bashkinë e Tiranës” është përcaktuar dhe mënyra e kompensimit, bazuar në vendimin e mësipërm, pra kompensimi për 600 lekë/abone e shitur. Drejtues të shoqatës pohuan se deri tani operatorët nuk kanë përfituar kompensimin për çmimin e plotë të saj në vlerën e 1,600 lekëve, çka ka sjellë jo vetëm rënie të biletave, por edhe abuzime me shitjen e aboneve.

Në letrën “Ankesë për mungesën e kompensimit të abonesë së studentit” dërguar bashkisë së Tiranës Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas thotë se mos kompensimi çdo muaj po shkakton dëme financiare dhe rënie 35% të shitjeve të biletave.

“Pavarësisht faktit se nuk kemi qenë dakord me aplikimin e kësaj nisme në mënyrë kaq të shpejtë dhe urgjente, pavarësisht se jemi ndjerë “të detyruar” ta zbatojmë atë, ne kemi respektuar çdo kërkesë tuajën. Gjendur në këto kushte kërkojmë që kompensimi të kryhet në çdo kohë, për çdo muaj, duke mos na shkaktuar, më dëme financiare që po çojnë gjithnjë e më tepër drejt falimentit.

Shpërndarja falas e aboneve të studentit ka rritur kostot tona financiare, ka ulur ndjeshëm në masën 35% shitjet e biletave të tjera dhe ka shkaktuar gjendje të vështirë ekonomike-financiare në kryerjen me eficencë të shërbimit. Duke shtuar faktin se kjo nismë, tashmë po vazhdon është aplikuar, duke mos realizuar kompensimin sipas ligjit për çdo muaj, ju po vazhdoni të rëndoni gjendjen tonë financiare, duke krijuar pamundësi në realizimin e shërbimit me eficencë dhe cilësi”.

Kompanitë ngritën edhe më herët shqetësimin se për secilin operator në Tiranë shitjet e biletave ranë 37% nga shpërndarja e aboneve falas. Në fund të muajit tetor Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë Tiranë Erjon Veliaj dhe ministres së Arsimit Evis Kushi kërkonte rimbursimin e plotë në vlerën e 1,600 lekë të aboneve të studentëve që shpërndahen falas, pasi dhënia e tyre falas rrezikonte falimentimin e 11 kompani të transportit urban për 16 linja.

Po ashtu Shoqata kombëtare e Transportit Qytetas paralelisht i ka dërguar edhe një kërkesë bashkisë për realizimin e premtimeve, si: Rimbursimin e vlerës për abonenë e studentit nga 600 lekë në 1,600 lekë bazuar në kushtet aktuale dhe ndikimit të nismës “Abone studenti falas”; Rimbursimin e akcizës së karburantit bazuar në konsumin e deklaruar sipas raportimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe pranë Drejtorisë së transportit në Bashkinë Tiranë nga secili operator i transportit publik qytetas; Rimbursimi i TVSH-së në shitje për biletat dhe abonetë.

Shoqata thekson se në rast se pikat e mësipërme nuk arrijnë të zbatohen brenda një periudhe afatshkurtër, atëherë me dakortësinë e të gjithë operatorëve të transportit publik qytetas kërkojmë që secili operator të paguhet në lekë/km./ monitor

të fundit

U rrëzua e dëmtoi legenin/ Zeka kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO cakton ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore

Gjykata e Posaçme, ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës Roven…

13 minutes ago

Jamarbër Malltezi kërkon revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”/ Gjykata shtyn shqyrtimin, ja kur do të mbahet seanca

Gjykata ka vendosur të shtyjë për në datën 30 qershor shqyrtimin e kërkesës së Jamarbër Malltezit, për revokimin e masës…

23 minutes ago

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana Zefi dhe futbollisti i njohur gjerman, Karim Adeyemi, janë pa dyshim një ndër çiftet më të përfolura dhe më…

53 minutes ago

FOTO/ Françeska Murati blen apartament 700 mijë euro në Tiranë

Françeska Murati ka ndarë në Instagram një moment të veçantë nga jeta e saj personale — blerjen e shtëpisë së…

53 minutes ago

Xhafaj-opozitës: Reforma në drejtësi e paprekshme, të ulemi dhe të punojmë me rekomandimet e BE

Deputeti Fatmir Xhafaj, u shpreh projekt rezoluta e Komisionit të Jashtëm ishte mbështetëse dhe inkurajuese për procesin e integrimit evropian…

58 minutes ago

Vranë nënë e bir/ SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela

Prokuroria e Posaçme, ka mbyllur hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela. Bëhet fjalë për vrasjen e Fatmira…

1 hour ago