Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën në ngarkim të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, për çështjen “Babale”.
Në fillim të seancës, Salianji kërkoi përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri:
Salianji: Kërkoj përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri. Ka papajtueshmëri për shkak se është shprehur në lidhje me përjashtimin e gjyqtarit Artan Gjermeni në shkallë të parë dhe më pas këtë ankim e drejtuam në Gjykatën e Lartë, ku çështja u shqyrtua nga gjyqtari Sokol Sadushi. Ky i fundit bashkëshort i Edlira Petrit, që po gjykon çështjen në apel.
Deputeti shtoi se nuk duhet të jenë ata që denoncojnënë emër të opozitës (deputetët e opozitës) para drejtësisë, por trafikantët. Salianji theksoi se do vazhdojë betejën për të mbrojtur qytetarët që e kanë votuar.
Salianji: Akt ekspertimi që është bërë në Britaninë e madhe përcakton qartë që zëri është zëvendësuar. Unë jam sot para gjykatës vetëm për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Në vend që para drejtësisë të shkojnë trafikantë, jemi ne që denoncojmë në emër të opozitës. Nuk është se është shtyrë ndonjëherë për mungesë tonën. Sot bëra një kërkesë për përjashtim për anshmërinë e treguar dukshëm nga ana e gjyqtares. Nuk duhet ta kishte marrë fare çështjen dhe jo të përshpejtonte.
Nëse do kisha zgjedhur të isha avokat, do merresha me këtë punë. Kam zgjedhur të jem politikan, duke mbrojtur interesat e qytetarëve. Ai ishte i dënuar me 7 vite dhe jetonte i lirë në Shqipëri. Po a ka pandashmëri nga politika dhe drejtësia? Këtë detyrë kam. Nuk kam shqetësim nëse qëndron apo jo gjyqtarja. Kam zgjedhur të luftoj për interesat e publikut, sikur hyja në parcelat me kanabis dhe i denoncoja. Do vazhdoj betejën time për të mbrojtur ata që më kanë votuar. Kështu do jem për një kohë të gjatë.
Deputeti u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ndërsa u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg./Albeu.com.
SERBI- Dhjetëra mijëra qytetarë u mblodhën në qendër të Beogradit për të mbështetur kërkesën e studentëve për zgjedhje të parakohshme…
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka vendosur të thyejë heshtjen rreth raportit të tij me Loredanën, një…
Kryeministri Edi Rama ka ndar pamje nga segmenti i përfunduar Zgosht-Ura e Çerenecit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, si pasojë…
Dashi Sot nuk do jetë një ditë ideale për të shprehur dashurinë apo për të vendosur datën e dasmës suaj.…
Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë në mbrëmjen…