Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni, i ka thënë të birit se ndihet mjaft i lumtur që ky i fundit do të luajë me fanellën e Shqipërisë.
Artan Uzuni i ka shkruar një dedikim djalit të tij. Me lumturinë e madhe teksa sheh sukseset e njëpasnjëshme që vijnë nga futbollisti i Uznovës, ëndrra më e madhe që është plotësuar deri në këto momente është prezantimi në fushën e lojës me fanellën e Shqipërisë. Gjithashtu Artani tregon se Myrto nuk është bërë nga paratë e familjes, por vetëm nga sakrifica e madhe e tij.
“Unë jam krenar dhe mëse i lumtur, me arritjet e tua. I ke kaluar të gjitha parashikimet, e të gjithëve. Edhe të atyre që deri dje nuk besonin te ty. Edhe nëse v.des nesër, jam i kënaqur pasi mi ke plotësuar të gjitha ëndërrat që kisha për ty, veçanërisht që të pash me fanellën kuqezi, se edhe ti e kishe ëndërr atë fanellë.
Ti nuk dole nga akademitë e Europës, por nga rruga e Uznovës. Ti nuk u stërvite në fushat e tapetet e qilima, por në rrugicat me gur dhe baltat e fushave. Ti nuk u bërë nga paratë e babit, por nga vaujtjet dhe sakrifica”, shkruan Uzuni./albeu.com
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur një të moshuar,…
Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025, në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti…
Këtë të enjte, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon seancën plenare të radhës. Në rendin e ditës, pritet të diskutohen disa projektligje,…
Ekonomia e vendit është duke ndjekur trendët demografike me përqendrim më të lartë të bizneseve të vogla, drejt qendrave të…
Sot, më 26 qershor 2025, dollari amerikan, blihet me 83.8 lekë dhe shitet me 85.2 lekë. Euro, blihet me 97.6…
Këtë të enjte, Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e valëve Afrikane, duke sjellë dominim të motit të kthjellët dhe…