shqiperi

Baba për herë të parë në moshën 59 vjeç, mjeku shqiptar: Nga gruaja e parë u divorcova sepse nuk donte fëmijë

Mjeku shqiptar Skënder Murtezani i cili është bërë baba në moshën 59-vjeçare, ka qenë në një lidhje me Skype në “Shqipëria Live”, ku tregoi emocionet dhe eksperiencën e tij.

Ai jeton në Amerikë, ku ushtron edhe profesionin e tij si epidemiolog. I pyetur se pse mori vendimin që të bëhej baba në një moshë kaq të vonshme, Skënder Murtezani u shpreh se në martesën e parë nuk patën fëmijë sepse ish-bashkëshortja e tij nuk dëshironte.

Ajo ishte e kënaqur me jetën që bënte dhe kjo ishte dhe arsyeja kryesore pse u ndanë. Epidemiologu shprehet se ka një respekt të madh për të, por ai duhet të vazhdonte jetën që dëshironte, të krijonte një familje me fëmijë.

Epidemiologu tregon se pasi u nda, u njoh me Linditën nga Korça, të cilët u martua dhe kanë sjellë në jetë një djalë i quajtur Bersantin.

“Linda kishte një lindje të vështirë, por të vlefshme për të dy ne, jemi lidhur shumë me Bersantin dhe është shumë i veçantë. Ndoshta kam bërë të mira në këtë jetë, që Zoti ma solli në jetë fëmijë të tillë dhe i uroj shumë shëndet. Të gjitha sukseset që kam pasur qoftë në sport kur isha i ri, pastaj më vonë me profesionin, me masterin që mora, isha entuziast por 50% u plotësova, por lindja e djalit plotësoi dhe 50% tjetër, që ishte një gjë shumë e madhe. Inkurajoj të gjithë që të mos e mendojnë dy herë njerëzit të lindin fëmijë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse është i shqetësuar se çfarë do ndodhë me fëmijën pas 10-20 vitesh kur ai të moshohet, doktori shprehet se çdo fëmijë e ka fatin e vetë dhe nuk duhet nisur me këtë ide.

Madje ai është tepër aktiv me sportin dhe përpiqet të kujdeset mirë për veten e tij që të jetë në gjendje të merret me të birin dhe të jetë në formë.

të fundit

Aksident në rrugën e Arbrit/ Makina përplaset me murin mbrojtës, 45-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në aksin nacional Maqellarë – Peshkopi. Një…

8 minutes ago

Aksident i rëndë në Itali/ Ky është 20-vjeçari shqiptar që humbi jetën (EMRI)

Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një i ri shqiptar.…

38 minutes ago

Shpërthimi me bombë në Greqi/ Arrestohen dy vëllezërit nga Tirana (EMRAT)

Dy vëllezër shqiptarë, Blerim Buci, 41-vjeç, dhe Besmir Buci, 32-vjeç, janë arrestuar nga policia greke, si autorë të dyshuar të…

48 minutes ago

I doli emri në Madrid, Jurgen Klopp “thyen” heshtjen: Reali? Kurrë mos thuaj kurrë

Në Madrid, nga tifozët te presidenti Perez, të gjithë besonin se me afrimin e Alonso-s, Carlo Ancelotti, do të ishte…

1 hour ago

Erion Veliaj padit në Gjykatën Administrative Presidencën dhe Prokurorin e SPAK Ols Dado

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër…

1 hour ago

Donald Trump tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bërë pjesë e “Bordit të Paqes”

Në një postim në platformën Truth Social, drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njofton…

2 hours ago