shqiperi

Azgan Mërnica pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës së PD në 2021, Felaj: SPAK të hetojë, kolegët e opozitës na zhgënjyen

Vrasja e efektivit të policisë, 28-vjeçarit Novruz Cenalia nga Azgan Mërnica tre ditë më parë në Baltëz të Fierit, është kthyer në temë debati në Kuvendin e Shqipërisë.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, njëherësh deputete e PS, duke ju referuar Strukturës së Armatosur për Mbrojtjen e Votës të PD në zgjedhjet e vitit 2021 ka kërkuar nga SPAK që të nisë një hetim, pasi kjo strukturë ka prodhuar disa ngjarje kriminale.

Azgan Mërnica autori i vrasjes së efektivit Cenalia ka qenë pjesë e Strukturave të Armatosura të PD në vitin 2021, ndërsa ka pozuar edhe krah deputetit demokrat Luan Baçi.

Deputeti Luan Baçi me të rinjtë, mes tyre Azgan Mërnica

Gjithashtu në foto është edhe vëllai i tij, Kiri Mërnica i cili tashmë ndodhet në burg, i dënuar me 19 vite për vrasje. Po ashtu felaj solli në kujtesë edhe ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021 ku në mes të Elbasanit u vra mjeku Pjerin Xhuvani nga ana e Arbër Paplekajt i cili ishte pjesë e Strukturave të Armatosura të mbrojtjes së votës së PD.

“Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit”, tha Felaj.

E zhgënjyer Felaj u shpreh dhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit.

“Unë besoj se edhe politika duhet të gjejë një përgjegjësi të vetën, sepse mënyra sesi ne sillemi e artikulohemi sesi kërkojmë të bëjmë për vete qytetarë, duke harruar se policët janë punonjës shteti, në funksion të institucioneve të shtetit e jo në funksion të politikanëve. Të heqim dorë nga mentalitetet e të shkuarës. E thashë, deputetë tanët këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e një jete të re të një punonjësi me uniformë, as nuk janë distancuar nga personi në fjalë as nuk i kërkuan që të dorëzohej, e për më tepër i kanë bërë këto deklarata teksa mbahej protesta para bashkisë Tiranë“, shtoi deputetja./albeu.com 

të fundit

Flakët përfshijnë pyjet e ahut në malësinë e Prrenjasit, zjarrfikësit ndërhyjnë në terren të thepisur

Një vatër zjarri e regjistruar në fshatin Shqiponjë të Bashkisë Prrenjas, në zonën e njohur si “Lukovë – Guri i…

41 seconds ago

Interesim i lartë për peticionin e IKD-së, vijon mbledhja e nënshkrimeve

Po vazhdon peticioni dhe mbledhja e nënshkrimeve nga Instituti i Kosovës për Drejtësipër ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të…

6 minutes ago

Albin Kurti pret Ziadin Selën në Prishtinë, këto ishin temat e takimit

Nga qeveria e Kosovës njoftojnë se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Lidhjes Shqiptare,…

14 minutes ago

Ukrainasi ndiqet nga droni rreth furgonit para shpërthimit, Kievi akuzon Rusinë për shënjestrimin e civilëve

Një civil ukrainas ka mbijetuar pas një sulmi me dron rus në një treg në Kherson, ku sipas autoriteteve ukrainase,…

17 minutes ago

Fluks në Pediatrinë e Vlorës nga virozat dhe alergjitë, regjistrohen deri në 80 vizita ditore

Temperaturat e larta të verës dhe rritja e numrit të turistëve kanë sjellë një fluks të shtuar vizitash në Pediatrinë…

20 minutes ago

Ariana Grande shpjegon tërheqjen e përkohshme nga jeta publike: Ishte planifikuar prej kohësh, jo një vendim impulsiv

Ariana Grande ka reaguar për herë të parë pas njoftimit se do të tërhiqet përkohësisht nga jeta publike pas përfundimit…

20 minutes ago