Avokatja Mirela Biba tha se mjeku anestezist Roland Xhaxho, i cili akuzohet për mjekim të pakujdesshëm të 3-vjeçarit i cili humbi jetën pas ndërhyrjes në dhëmbë, mund të marrë edhe vetëm një gjobë.
Siç tregoi ajo, është një ndryshim në nenin 96 të Kodit Penal që përcakton ndryshimin mes një kundërvajtje penale dhe një vepre penale.
Diferencën mes të dyjave e shpjegoi për “Good morning Albanians” në Euronews Albania, avokatja.
“Diferenca mes kundërvajtjes penale dhe veprës penale është marzhi i dënimit, ku kundërvajtjet penale dënohen edhe me gjobë, por jo më shumë se 5 vite burg. Në momentin që bëhet fjalë për më shumë se 5 vite burg, duke përjashtuar dhe mundësinë e gjobitjes, normalisht që konsiderohet vepër penale,” – u shpreh Biba.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael me rastin e pjesëmarrjes së tij në konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit. Në…
Teksa ishte e ftuar në një studio televizive, poetja Mimoza Ahmeti komentoi puthjen mes Brikenës dhe Mateos, e pretenduar nga…
Dyshja e shumëpërfolur, Lim Hoti dhe Alba Pollozhani, duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin. Ka qenë banori që i…
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, po kalon një moment fantastik në elitën e futbollit rumun, teksa gjeti sërish rrugën…
Të paktën 80 persona të cilët konsideroheshin të burgosur politikë janë liruar këtë të dielë si pjesë e një procesi…
Arda Kurtulan është padyshim një nga lojtarët më të vlerësuar të këtij sezoni në Superligën turke. Futbollisti i cili nuk…