shqiperi

Atentati me armë në Shëngjin ndaj Ardian Nikulajt, në verifikim një shtetas anglez

Pjesë e verifikimeve për atentatin me arme zjarri të biznesmenit dhe politikan lokal në Lezhë Ardian Nikulaj, është bërë dhe një shtetas anglez. Sipas Report Tv  ky i fundit ka qenë duke pirë kafe brenda lokalit “CORAL” në momentin e ngjarjes dhe menjëherë pas të shtënave është larguar. Nga verifikimet e sistemit TIMS Anglezi rezulton të ketë hyrë në Shqipëri me 14-prill dhe është larguar mbrëmjen 19-prillit disa orë pas ngjarjes.

Përgjatë 5 ditëve ai ka qëndruar në një hotel në vijën e parë të plazhit rreth 1 km larg lokalit të viktimës. Grupi hetimor po verifikon nëse diçka e tillë ka qenë një rastësi, apo shtetasi i huaj mund të jetë përdorur në rolin e informatorit për të realizuar krimin. Për shkak të largimit të shpejtë përmes aeroportit të Rinasit drejt Britanisë në Madhe hetuesit nuk kanë pasur mundësi ta pyesin shtetasin anglez, por po analizojnë me kujdes kamerat e sigurisë për të verifikuar nëse është parë duke lëvizur edhe ditë të tjera para ngjarjes pranë kompleksit “CORAL” ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Ekzekutimi mafioz i biznesmenit Ardian Nikulaj mesditën e së merkurës në Shëngjin vijon të mbetet pa autor, pasi identifikimi i personit që ka kryer krimin është mjaft i vështira. Me qëllim zbardhjen e ngjarjes policia nën drejtimin e prokurorisë së Lezhës po kalon në sitë të gjitha konfliktet që mund të ketë pasur viktima, pasi ende nuk ka një piste konkrete hetimi./Albeu.com.

të fundit

E KRYER/ Ivan Rakitic i “fiksuar” pas talentit kuqezi, ish-ylli i Barcelonës “rrëmben” shqiptarin nga Premier League

Adrion Pajaziti në sezonin që lamë pas ishte pjesë e HNK Gorica në Kroaci. Por, me përfundimin e huazimit ai…

12 minutes ago

Tenderi që fundosi kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike, kush janë 10 të tjerët të pandehur bashkë me Jonaid Myzyrin (EMRAT)

Ditën e sotme, GJKKO vendosi pezullim nga detyra për Jonaid Myzyrin, si dhe masën detyrim paraqitje, për shkak të hetimeve…

12 minutes ago

ZYRTARE / Federata i beson ende, trajneri 51-vjeçar rinovon kontratën me kombëtaren

Vincenzo Montella do të vazhdojë që të jetë trajner i përfaqësueses së Turqisë. Pavarësisht aludimeve për një largim, tekniku 51-vjeçar…

16 minutes ago

ZYRTARE / “Udhëtimi im mbaron këtu”, mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin

Ardian Ismajli nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Empolit. Mbrojtësi shqiptar ka njoftuar ditën e sotme largimin…

22 minutes ago

VIDEO / Pas dy javësh mbush 37 vjeç, por Busquets vazhdon të ketë klas në këmbët e tij

Sergio Busquets po i afrohet fundit të karrierës së tij si futbollist aktiv, por klasi i tij në fushë mbetet…

24 minutes ago

Kërkesa të ekzagjëruara, ngec transferimi i Nico Williams te Barcelona

Përpjekjet e Barcelonës për të nënshkruar me anësorin e Athletic Club, Nico Williams, janë përballur me një pengesë të papritur.…

28 minutes ago