Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, për deklaratat e Erjon Veliajt lidhur me protestën e sotme të shoqërisë civile që kërkonte dorëheqjen e tij për shkak të arrestimit të drejtorëve të bashkisë.
Bardhi shkruan se askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë.
Reagimi i Gazment Bardhit:
Ditën që Gjykata Antikorrupsion urdhëroi SPAK të hetojë edhe Erjon Veliajn për aferën 22 milion euro të kompanisë “5D-rejtora”, ky i fundit njoftoi se ishte shtruar në QSUT për një ndërhyrje shëndetësore. Nuk do jetë e largët dita ku do i duhet që shërbimet shëndetësore të mos i marrë dot nga QSUT, por nga Spitali i Burgut!
Deri atëherë, në vend të fjalëve boshe, në vend të batutave pa vlerë, duhet ti jap llogari qytetarëve të Tiranës, se përse milionat e Buxhetit të qytetit të tyre, shkonin në xhepat e 5 bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij. Pse ai edhe pse ishte në dijeni, e mohoi publikisht këtë skandal prej 1 viti tani. Fshehja ndaj së vërtetës të bën të mjerë dhe mjerimi sot ka emrin e Kryebashkiakut 5D të Tiranës.
Kërkesa e sotme e qytetarëve të Tiranës për largimin e tij nga zyra e qytetarit të parë të kryeqytetit është legjitime. Askush që kapet në flagrancë duke abuzuar me pushtetin dhe buxhetin e qytetarëve, nuk mund të vazhdojë të rrijë në detyrë. Hajnat dhe abuzuesit me detyrën e kanë vendin në burg!
Operacioni I SPAK në goditjen e një grupi kriminal që merrej me trafik droge u bë jehonë edhe në Paraguai.…
Vihet nën kontroll situata në Gramsh. Të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë…
Pasditen e s enjtes, Presidenti amerikan Donald Trump foli për mediat nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me takimin e…
Maliq/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika e vrasjes së 14-vjeçarit, kryer dje, në fshatin Pirg. Për…
Pas publikimit të lajmeve se Gjesti është tërhequr përkohësisht nga muzika për shkak të një çështjeje personale që e ka…
Sot, më 15 gusht 2025, dollari amerikan blihet me 82.4 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 96.4…