Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se trafiku i klandestinëve që hyjnë në Shqipëri nga Rinasi si punëtorë nuk mund të funksionojë pa implikimin e policisë kufitare, e cila duhet të parandalojë hyrjen e tyre.
“E veçanta e këtij trafiku është se ata vijnë në rrugë ajrore meqë Bangladeshi është shumë larg. Vijnë edhe nga Filipinet.
SPAK tregoi se edhe pse e kemi vëmendjen nga kufiri i gjelbër, vijnë edhe nga Rinasi. Para 2005 në Rinas vinin nga Kina, Indokina.
Kjo skemë nga Rinasi nuk mund të funksionojë pa policinë. Prandaj edhe nga SPAK u kapën 700 mijë dollarë, 400 mijë euro.
Shuma 5000 euro paguhen kur klandestini mbërrin në destinacion në BE. Kjo është tmerrësisht shumë për një nga Bangladeshi.
Janë nën hetim edhe drejtues të kompanive dhe të agjencive të punësimit. Skema ishte e qepur që erdhën dhe u zhdukën. Meqë jemi në nisje të sezonit turistik do të vijnë shumë dhe do të ikin më pas”-tha Hoxha.
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet turke kanë zbuluar në një thellësi prej 68 metrash trupin e biznesmenit të zhdukur…
Mbrëmjen e djeshme, (24 gusht 2025), një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Delvinë, duke shkaktuar vdekjen e dy motrave,…
Uniformat blu, kanë arrestuar në Malin e Tomorrit një 46-vjeçar të kërkuar për disa vepra penale. Bëhet fjalë për 46-vjeçarin…
Meqenëse vera po i afrohet fundit, shtatori sjell me vete një frymë të re: fillime të reja, mundësi të papritura…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22-vjeç, me origjinë…
Shtetasi shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili jetonte në Volos të Greqisë, vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, e…