shqiperi

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit në Peqin, ishte tentativë vrasjeje, i pranishëm ishte dhe kryebashkiaku

Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit ku u qëllua me armë në, ngjarje e ndodhur në nëntor 2023 në Peqin ku i pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë, Bukurosh Maçi. Në pranga ka rënë Adriatik Çeka i  shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

“Më datë 24.11.2023, në lagjen “Xhami”, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. L., shtetasi A. Ç. ka qëlluar me armë zjarri drejt tij.” informoi sot policia.

Të lidhura

None found

I ndaluari ishte dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin,  të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

të fundit

Trump on Kimberly Guilfoyle: Reports disappointed me, I do not want to think about pardoning her

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar për herë të parë lidhur me situatën e Kimberly…

14 seconds ago

Weather forecast for October 16, 2026: Clear skies and light cloud cover

Sot vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë Ultësirës Perëndimore si dhe…

37 seconds ago

Trump kritikon Zelenskyn për sulmet ndaj rafinerive ruse: Po shtrenjtojnë naftën, më lehtë merrem vesh me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, për rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës,…

1 minute ago

Trump i jep fund detyrës së Paolo Zampollit në Departamentin e Shtetit: “Koha për një kapitull të ri

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special në Departamentin e Shtetit. Lajmi raportohet…

1 minute ago

Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen/ DW: Studentët vijojnë protestat, në Tiranë vijnë edhe të rinj nga qytete të tjera! A mund të sjellë ndryshim?

Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen, por studentët e vijuan protestën për të tretën ditë radhazi. Në Tiranë mbërritën edhe të rinj…

3 minutes ago

Protestat hyjnë në ditën e katërt: 47 të arrestuar, Rama refuzon dorëheqjen dhe tensionet shtrihen në qytete të tjera

Studentët dhe gjimnazistët hyjnë sot në ditën e katërt të protestave, pas një dite të shoqëruar me përplasje me Policinë,…

7 minutes ago