shqiperi

Arrestohen 6 persona në Tiranë, 2 prej tyre në kërkim

Policia ka arrestuar 6 persona në Tiranë për vepra të ndryshme penale duke filluar nga droga, vjedhja  dhe dhuna.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 6 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve:

– E. N., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular në një qendër tregtare;

– A. D., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit në kërkim L. Sh., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në dyqanin e shtetasit L. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. M., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Ll., 49 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” dhe proceduan penalisht shtetasin A. D., 33 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, pasi shtetasi L. Ll. ka vjedhur një biçikletë, të cilën më pas e ka blerë shtetasi A. D., dhe nuk e ka deklaruar.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

të fundit

Trump kritika aleatëve në OKB: Njohja e shtetit palestinez është shpërblim për Hamasin!

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, deklaroi se ka…

10 minutes ago

Temperatura të larta ende në Shtator/ Ja si parashikohet moti për ditën e nesërme

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash,…

16 minutes ago

Shkarkimi i kryetarit të bashkisë, Ilda Zhulali: Erion Veliaj është gjallë, e lumtur që sot ai ‘po shijon gjellën’ që ka gatuar vetë

Këshilltarja bashkiake e PD, Ilda Zhulali ka folur lidhur me mungesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në…

41 minutes ago

Makina del nga rruga në Patok, shoferja dërgohet në Spitalin e Traumës

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e Patokut në Kurbin. Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja…

56 minutes ago

Zbulohet moderatorja e parë në sezonin e ri të “Goca dhe Gra”

Është zyrtare: emisioni i njohur “Goca dhe Gra” do të rikthehet në ekran më 30 shtator, dhe këtë herë me…

1 hour ago

IKMT shemb dy objekte në Orikum/ Flet pronarja: Jemi në proces gjyqësor, nuk na njoftuan

Këtë të martë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka shembur dy objekte buzë bregdetit në Orikum, të cilat,…

1 hour ago