“Pablo Escobari” shqiptar, Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023 në Stamboll, falë operacionit të koduar “Kartel”.
Rexhepi kishte arritur të largohej nga Ekuadori me pasaportë kolumbiane, falë një gabimi të sistemit të burgjeve.
Personazhi i njohur si mjeshtri i arratisjeve, duhej të qëndronte brenda Ekuadorit me çip elektronik, pasi u lirua nga dënimi me 13 vjet burg për trafik droge.
Pas largimit të tij nga vendi, hetimet treguan se një person tjetër kishte firmosur në vend të tij sa herë kontrollohej në adresën e banimit, duke i mbyllur sytë policisë. Sa i përket akuzave në Itali, Rexhepi akuzohet për trafikimin e një ngarkese 4 ton kokainë dhe 5.5 milionë euro kesh në vitin 2020.
Gjatë këtij aksioni drejtësia italiane arrestoi 20 bashkëpunëtorë të Rexhepit dhe shpalli në kërkim 11 të tjerë. Në telefonin e njërit prej korrierëve u gjetën mesazhet e shkëmbyera me Dritan Rexhepin që kishte drejtuar trafikun e drogës nga burgu në Ekuador ku mbahej nga viti 2014.
Dritan Rexhepi u arrestua në 8 nëntor në një vilë në lagjen luksoze Beylikdüzü, të Stambollit. Forcat policore turke shqyen derën e banesës ku brenda saj ishte fshehur Dritan Rexhepi, i cili më pas shfaqet i shtrirë për tokë dhe më pas i vihen prangat. Atij iu gjetën edhe pistoletë, euro dhe bizhuteri në një kasafortë.
Pas tre ditëve bllokadë në pikën doganore në Qafë Thanë nga protesta e shoferëve të maqedonas, nga ora 20:00 të…
Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga…
Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e…
Vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për ta shpallur Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik, ushtrinë ideologjike të Republikës…
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar…
Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër…