shqiperi

Arrestimi i Belerit, Hoxha: Hetohej prej kohësh, pas tij kishte interesa anti-shqiptare

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit, dy ditë apra zgjedhjeve lokale, i cili ishte kandidat i koalicionit Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Himarës.

I ftuar në News 24 Hoxha tha se arrestimi i Belerit nuk ka të bëjë aspak me dhunimin e të drejtave të minoritarëve, pasi ai hetohej prej kohësh nga autoritet shqiptare.

Sipas tij arrestimi i Belerit nuk ka të bëjë me dhunimin e të drejtave të minoritarëve pasi Himara nuk është një zonë e tillë, ndërsa shtoi se ky i fundit hetohej prej kohësh nga autoritetet.

Hoxha zbuloi se njësitë antiterror kanë qenë pas Belerit për shkak se ai kishte lidhje të forta me njerëz që përfaqësonin interesa anti-shqiptare.

Shqipëria i ka të qarta zonat minoritare, Himara as nuk ka qenë dhe as nuk është, sepse dominohet nga shqiptarët. Aty ka shqiptarë greqisht folës, por nuk është zonë minoritare.

Beleri nuk kandidon për herë të parë për Himarën. Beleri është dënuar për djegien e flamurit shqiptar në vitin 2003. Në vitin 2014 kthehet Beleri dhe kandidon në 2015 dhe 2019, por nuk ia del. Fredi Belerit iu mundësuan kushtet që të kandidonte sërish dhe nuk pati pengesa. Minoriteti grek në vend ka shumë intelektualë dhe njerëz të zotë, pra si është e mundur që zgjidhet një person i tillë?

Ka juristë që e trajtojnë sikur është dhunim i minoriteteve. Lefter Alla i Bulqizës u largua nga detyra edhe pse nuk është shpallur ende fajtor. Në vitin 1994 Belerin e ka arrestuar Greqia kur me një grup të armatosur tentuan të sulmonin postën shqiptare. Atë e kanë akuzuar grekët, atëherë ishte një qeveri tjetër. Jo vetëm që lejuam kandidimin e Belerit, por edhe u mbështet me koalicion që ka në qendër çështjen kombëtare.

Si mund të pranojnë Berisha dhe Meta për kandidimin e Belerit. Berisha dhe Meta nuk e kanë uruar Belerin për fitoren në Himarë, sepse e dinë çfarë ka bërë. Rama është njoftuar prej kohësh, autoritetet kanë hetuar prej kohësh për kandidimin e Belerit dhe tentativat e tij. Pas Belerit qëndronin interesa që cenojnë interesin territorial të Shqipërisë. Prandaj atë e ka hetuar antiterrori. Po përgatitej prej kohësh. Ai kishte pas njerëzit më anti-shqiptarë. Ishte problem i sigurisë kombëtare. Qeveria nuk u përpoq për të penguar kandidimin e tij sepse e dinin çfarë po bëhej.

Ata gjenin njerëz me pasaportë greke dhe i kërcënonin se do humbitnin vendin e punës dhe pasaportën greke nëse nuk votonin Fredi Belerin në Shqipëri. Antiterrori e dinte se janë hedhur shumë para për fitoren e tij. Këtu merren duke thënë se Beleri theu Ramën, kjo histori sjell kërcënim për kufijtë e Shqipërisë”, u shpreh Hoxha.

të fundit

Asllani është gati, projektohet titullar në fundjavë ndaj skuadrës që e kërkonte me ngulm në merkato

Kristjan Asllani e ka parë nga TV ndeshjen që skuadra e tij e re, Torino, luajti këtë fundjavë ndaj skuadrës…

3 minutes ago

Aksident në Ballsh/ 7-vjeçarja përpl*set nga një makinë, drejtuesi 18-vjeçar shoqërohet nga policia

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Ballshit, ku një vajzë e mitur ka mbetur e…

15 minutes ago

BE pezullon takimet me Qeverinë në detyrë të Kosovës pas vendimit të Gjykatës Supreme

Bashkimi Evropian ka njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me…

22 minutes ago

U zgjodh nënkryetare e Kuvendit, Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e zv.kryeministren, Emilija Rexhepi. Lirimi nga detyra vjen pasi Rexhepi është…

31 minutes ago

Vatër zjarri në malin e Gërmanit në Mat, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në malin e fshatit German, Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat. Flakët kanë…

47 minutes ago

I TMERRSHËM rrëfimi i Meghan Markle: “Në familjen mbretërore detyrohesha të…”

Meghan Markle ka bërë një tjetër koment thumbues ndaj familjes mbretërore, duke deklaruar se nuk mund të ishte vetvetja në…

51 minutes ago