shqiperi

Arrestimi i 27 personave dhe sekuestrimi i minave me telekomandë dhe armëve të zjarrit, Balla: Parandalimi i ngjarjeve kriminale, detyrë parësore e policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për operacionet e policisë në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit ku janë arrestuar 27 persona, të cilëve u janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë dhe lëndë narkotike.

Duke cekur rastin e sekuestrimit të minave me telekomandë në Rrëshen, Balla thekson se parandalimi i ngjarjeve kriminale, është detyra parësore e policisë.

Të lidhura

None found

Reagimi i plotë i Ballës:

Parandalimi i ngjarjeve kriminale është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit Mirditë për ndalimin në kohë të një personi të përfshirë në trafik të lëndëve/pajisjeve shpërthyese. Elementët/grupet kriminale duhen ndjekur nga Policia e Shtetit këmba këmbës, ditë-natë! Gjithashtu parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve, zbardhja e ngjarjeve të ndodhura më parë, goditja e armëmbajtjes pa leje, lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe i shpërndarjes së lëndëve narkotike, ndalimi i shtetasve në kërkim, si dhe zbatimi me rigorozitet i Paketës për Sigurinë në shkolla, rritin besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit. Përgëzime Policisë së Shtetit në Durrës, Lushnjë, Elbasan, Shkodër, Tiranë, Lezhë, Kukës, Vlorë, Dibër, Korçë dhe Fier, për rezultatet e operacioneve të 24 orëve të fundit, të cilat kanë çuar në ndalimin e 27 shtetasve dhe ku janë sekuestruar armë zjarri, mina me telekomandë, lendë eksplozive, fara cannabisi, lënde narkotike cannabis dhe kokainë.

të fundit

Mjekët shqiptarë në Gjermani peticion për Bundestagun: Mos heshtni për Shqipërinë, përdorimi i gazit lotsjellës ka qenë joproporcional! Ambulancat s’duhet të përdoren për operacione policore

Një grup mjekësh dhe profesionistësh shëndetësorë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kanë ndërmarrë një peticion drejtuar Bundestagut gjerman…

16 minutes ago

Tirana e Klafuriçit renditet pas Teutës dhe Egnatias, por lë pas Dinamon e Dajës

Dean KlafuriçEdhe pse Tirana u kritikua për lojën e “vakët” ndaj Laçit, bardheblutë e drejtuar nga Dean Klafuriç ia dolën…

17 minutes ago

Olise lë pas Yamal në kontributin ofensiv gjatë sezonit 2025/26

Michael Olise dhe Lamine Yamal po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre, por statistikat nga sezoni 2025/26 e deri më tani…

18 minutes ago

Tirana në flakë, fëmijë të gjakosur”, Çun Lajçi sulmon Ramën: “Shqipërinë e shite, largohu!

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pas protestave dhe përplasjeve të dhunshme në Tiranë,…

22 minutes ago

Protestues, kalimtarë dhe efektivë/ Dhuna në protestën e djeshme, 65 persona përfundojnë në spital

Mbrëmjen e djeshme, protesta e studentëve në kryeqytet, ka pasur përplasje të dhunshme me uniformat blu, pasi policia e shtetit…

26 minutes ago

Studentët kërkojnë largimin e tij/ Adrola Dushi shpërthen ndaj Ramës: Uroj të provosh të njëjtën gjë që ka përjetuar populli!

Adrola Dushi ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa Tirana po përballet me një valë proteste të dhunshme nga studentët,…

28 minutes ago