Partia Demokratike ka reaguar pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK për aferën e inceneratorëve, ku një ndër emrat më të bujshëm përveç Lefter Kokës, ishte edhe Alqi Bllakos.
Përmes një reagimi publik, PD i ka bërë thirrje Ramës që mos të bllokojë kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
REAGIMI I PD
Sot, Spak njoftoi se ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit socialist Alqi Bllako.
Partia Demokratike i kërkon Edi Rames të mos bllokojë kurrësesi kërkesën e prokurorisë për hetimin e njërës prej aferave më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.
Partia Demokratike shton se Alqi Bllako, i zhytur kokë e këmbe në këtë aferë, është vetëm nënfishi i Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt dhe padyshim i Edvin Ramës, përgjegjesia direkte e të cilëve në kuadrin e nje grupi te strukturuar kriminal, është tashmë e qartë si drita e diellit.
DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Script 2". Fshihnin të ardhurat që përfitonin nga këmbimi i valutave, procedohen penalisht…
Vazhdon të jetë problematike situata me zjarret në vendin tonë. Ministria e Mbrojtjes njofton se në 24 orët e fundit…
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe…
Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…
Vatra e zjarrit në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë vijon aktive që prej ditës së djeshme. Ndërkohë që…
Numri i nxënësve në shkolla është në rënie, prej uljes së lindjeve dhe emigracionit, por pas pandemisë fenomeni po përkeqësohet.…