shqiperi

Armët më të fundit dhe profesionalizëm, të gjitha këto i gjeni tek poligoni “Action Target”

Në vitin 2017, Administratori i përkushtuar i kompanisë “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk Z. Emiljano Dusha, pranë qendrës së Tiranës, hapi poligonin civil të qitjes, “Action Target”, tashmë lider në këtë fushë përsa i përket teknologjisë më moderne të përdorur, profesionalizmit e armëve më të fundit dhe të larmishme si dhe vendodhjes së tij. Ky poligon ndodhet  në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”, Kulla 1, pranë Stadiumit te ri Air Albania dhe Arena Center, tashmë një zonë argëtimi e atraksioni për të rinjtë, vizitorët e huaj dhe jo vetëm. Stafi profesional, çmimet konkuruese dhe siguria maksimale janë komponentët kryesore që e bëjnë poligonin tonë një risi.

Çdo ditë, nga e hëna në të dielë, poligoni “Action Target” është kryefjala e argëtimit për të rejat, të rinjtë dhe të huajt të cilët provojnë aktivitetin e qitjes me armët më moderne si: Pistoletat Glock, CZ, Steyr, Heckler & Co, Scorpion Evo3 etj.

Shoqëria “MSSC (Military System Supply Company)” Shpk, është themeluar në vitin 2009 nga Z. Emiljano DUSHA. Selia e kompanisë është në Tiranë, në Rrugën: “Dervish Hima”. Aktiviteti i kompanisë tonë është I përqëndruar në tregëtimin e veshjeve, aksesorëve dhe pajisjeve speciale të Ushtrisë dhe Policisë së Shtetit. E udhëhequr nga idetë inovative dhe vullneti i administratorit Z. Emiljano Dusha, kompania jonë mbetet lider prej shumë vitesh ne fushën e sigurisë dhe furnizimin e njësive elitare në Strukturat e Policisë së shtetit me veshje e pajisje moderne prodhuar nga market me prestigjoze botërore.

Poligoni civil i qitjes ju mirëpret në ambjentet e tij i cili funksionon me dy poste, ka një sallë moderne të komandimit dhe një staf profesional dhe të trajnuar që ka prioritet argëtimin dhe sigurinë e klientit.

Administrimi dinjitoz, menaxhimi dhe gatishmëria e stafit për të ofruar shërbimin profesional, kanë bërë që sot kompania jonë të jetë ndër kompanitë më të suksesshme në Shqipëri.

të fundit

Zjarret në Greqi/ Qindra emigrantë shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që…

23 minutes ago

Edhe sot temperaturat mbi 41 gradë C, si parashikohet moti këtë të mërkurë

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje…

33 minutes ago

Horoskopi 13 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, mund të ndjeni një nevojë për më shumë intimitet…

9 hours ago

Rritje e madhe e Ethereum: Po i afrohet kulmit historik

Ethereum, kriptomonedha më e popullarizuar pas Bitcoin, i tejkaloi rivalët e saj gjatë fundjavës, duke udhëhequr një rritje më të…

9 hours ago

27 vatra zjarri aktive, situatë e rëndë në jug. Evakuohen banorët në Delvinë, Rrogozhinë, Poliçan, Tepelenë, digjen banesat në disa zona

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë vendin kanë detyruar evakuimin e qindra banorëve dhe kanë shkaktuar djegien e disa banesave…

9 hours ago

Zjarret në Delvinë/ “Të gjithë janë larguar”, banori: Çdo gjë mori fund, gjithçka u shkatërrua!

Banorët në Delvinë prej disa orësh po përballen me pamje apokaliptike teksa flakët afrohen minutë pas minute drejt banesave të…

9 hours ago