shqiperi

Ardi Veliu jep dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Ardi Veliu do të largohet nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Veliu ka zhvilluar sot një takim me vartësit e vet dhe u ka bërë me dije largimin e tij.

Të lidhura

None found

Dorëheqja e Veliut u përfol në media disa ditë më parë dhe shkak duket se është bërë një “luftë” brenda mazhorancës.

Nga njëra anë u raportua se bëhet fjalë për një dorëheqje të Velit dhe nga ana tjetër për një shkarkim nga Taulant Balla.

Ngjarja është bërë shkak për spekulime në rrafshin mediatik më shumë për shkakun e largimit të Veliut, raportoi Albeu.com disa ditë më parë.

Kjo, pasi duket se brenda maxhorancës jane duke u përballur dy grupe, “luftë” e cila doli në pah që prej akuzave për vjedhjen e të dhënave TIMS, e cila bëri që Veliu të niste një hetim në Policinë e Shtetit.

Në fakt, edhe skandali për të dhënat TIMS duket se doli pas një çarjeje të fortë mes dy fraksioneve në kupolën e Policisë së Shtetit, ku njëra është “dora” e një ministri të rendësishëm të qeverisë dhe tjetra, “krahu” i një kryebashkiaku, “betejë” e cila duket që ka zbritur nga qeveria dhe nivelet e larta, deri në Policinë e Shtetit.

Rrjedhimisht, edhe heqja apo dorëheqja e Veliut nga AMP vjen në këtë kuadër, po ashtu edhe e gjithë beteja në dukje parimore në kupolën e Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu u emërua në krye të AMP-së në shtator të vitit 2022, pas lirimit nga detyra si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Veliu më herët ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit./albeu.com

të fundit

Thaçi visits work on Sokoli Road in Plemetin as infrastructure projects continue in Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka vizituar sot punimet në pesë segmentet e rrugës “Sokoli”, në fshatin Plemetin,…

5 minutes ago

Human remains discovered in Brod; identity to be determined through DNA analysis

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë gërmimeve që po zhvillohen në kuadër të…

5 minutes ago

Kurti seeks support in Paris and Dublin for Kosovo’s integration and recognition by Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Irlanda mbështetje për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në…

6 minutes ago

Electoral reform: Socialist Party invites Democratic Party to compromise on urgent changes before November 30

24 ore pas ultimatumit që Taulant Balla i vendosi  demokratëve  për ligjin zgjedhor, bashkëkryetari socialist  i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri…

6 minutes ago

Snopçe: Interruption of parliamentary question time sets a troubling precedent for democracy

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Halil Snopçe, thotë se ajo që po ndodh në Kuvend përbën një precedent shqetësues për…

6 minutes ago

Andonovska denies Public Health Institute sought to exclude unvaccinated children from schools and kindergartens

As Instituti i Shëndetit Publik dhe asnjë institucion shëndetësor nuk ka kërkuar që fëmijët e pavaksinuar të mos pranohen në…

6 minutes ago