Ish-ministri Arben Ahmetaj është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.
Mësohet se emri i ish-zëvendëskryeministrit është shënuar në regjistrin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime për tre vepra pena si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
None found
Nuk ka ende një komunikim të akuzës apo marrjes të pandehur të Ahmetajt, por ligjërisht nënkuptohet se këto 3 vepra do të hetohet.
Ndërkohë, hetimi nuk kërkon një mandat autorizimi nga kuvendi i Shqipërisë, ndërsa nëse do të kërkohet një arrestim atëherë do të kërkohet edhe një autorizim nga Kuvendi.
Kujtojmë se më 9 mars 2023, Byroja Kombtare e hetimit dhe policia zbarkuan në banesën e Ahmetajt në Lalz.
Vilës e cila është në emër të partneres së ish-zv.kryeministrit iu vu shiriti, ndërkohë që u ushtruan kontrolle dhe në banesën e ish-bashkëshortes së Ahmetajt.
Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshortes nuk u gjet asgjë e paligjshme.
Ndërsa në shtëpinë e partneres nga kontrolli u gjet një shumë prej 30 mijë eurosh.
/Albeu.com./
Vrasja e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila në Itali ka marrë një kthesë të re, pasi ish-i dashuri i saj ka…
Nga LSDM në lidhje me riorganizimin e Qeverisë thonë se nuk është riorganizim që mbart përgjegjësi, por një rigrupim i…
Një valë e re e të nxehtit ekstrem ka përfshirë kontinentin evropian, duke sjellë temperatura të larta rekord që pritet…
Trofeu i Botërorit dhe topi zyrtarBotërori 2026 hyn në fazën vendimtare, teksa mbrëmjen e sotme do të zhvillohet gjysmëfinalja e…
Abelardo de la Esperanza, fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Kolumbi, ka konfirmuar se ceremonia e marrjes së detyrës më 7…
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore kërkon zgjatjen e mandatit të saj, pasi në tetë muajt e funksionimit nuk ka…