shqiperi

Arbana Osmani konfirmon se do të prezantojë Festivalin e Këngës, publikon bashkëpunëtorët (FOTO LAJM)

Arbana Osmani ka konfirmuar pak më parë se do të jetë ajo prezantuesja e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Moderatorja ka bërë publik edhe bashkëpunëtorët. Bojken Lako, Shpetim Saraçi, Eraldo Rexho dhe partneri i saj Eduart Grishaj do ta shoqërojnë në organizimin e Festivalit.

Postimi i plotë:

Të lidhura

None found

Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilet kam fatin të punoj në këtë projekt.
-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerezit më me shije në industrinë muzikore.
-Shpetim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikes, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, nje nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.
-Eraldo Rexho, “tempulli” i “who’s who” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjeter, me energjine e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe
Eduart Grishaj, ai që nxorri lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuader, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerezve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor

të fundit

Protesta studentore në Tiranë, reagon Albin Kurti: Një demokraci që humbet besimin e të rinjve e mbyt ndryshimin shoqëror!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me protestat studentore në Tiranë kundër qeverisë, kryeministrit Rama dhe klasës…

5 minutes ago

Chelsea triumfon 2-0 ndaj Manchester Unitedit, ja vlerësimet e lojtarëve

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

5 minutes ago

LSDM kërkon llogari nga Mickoski dhe Sllaveski për situatën e Alta Bankës në Maqedoni

Partia opozitare, LSDM, paralajmëron për rrezik të përhapjes së krizës financiare nga ALTA Banka në Serbi te banka e saj…

11 minutes ago

Pas tensioneve te Ministria e Arsimit, studentët marshojnë te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, kalojnë pranë selisë së PS, policia në gatishmëri pranë godinës

Studentët vijojnë protestën e 19 kundër qeverisë. Edhe ditën e sotme organizimi nisi te Ministria e Arsimit. Pavarësisht reshjeve të…

13 minutes ago

Chelsea triumfon ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës në Ligën Premier

Chelsea ka marrë një fitore të madhe 2-0 në shtëpi ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për javën e…

23 minutes ago

VDEO/ Përshkallëzohet situata para Ministrisë së Arsimit/ Hidhet molotov drejt efektivëve, policia përgjigjet me ujë me presion

Situata është tensionuar gjatë protestës studentore të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të…

29 minutes ago