shqiperi

Apeli liron inxhinierin e ASHK në Sarandë, u arrestua për shpërdorim detyre

Erliton Ymeri, 37 vjeç, ish specialist në sektorin e hartografisë në ASHK Sarandë, ka lënë dje qelinë e paraburgimit ku ndodhej i arrestuar për “shpërdorim detyre” prej 24 marsit në kuadër të operacionit “Heshtja 2”.

Gjykata e Apelit Gjirokastër ka zëvendësuar masën e sigurimit për të, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi”. Ymeri akuzohet së bashku me 4 kolegë të tjerë, nga të cilët aktualisht dy ndodhen në paraburgim, një në arrest shtëpie e një tjetër në kërkim, kishin legalizuar dhe më pas hipotekuar një lokal në zonën turistike të Sarandës edhe pse për të kishte një urdhër prishje nga IMT. Ishte Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja që deklaroi në një konferencë për shtyp kallëzimin penal të tyre, pas një kompleksi shkeljesh, sipas tij, në rastin konkret.

Të lidhura

None found

Prej shkurtit të këtij viti, Prokuroria e Sarandës në tre raste dhe SPAK në një rast tjetër, nxorën 19 urdhër arreste për zyrtare, biznesmenë e qytetarë të ndryshëm në lidhje me shkelje për çështje pronash në Sarandë. Nga këto urdhër arreste me mase sigurimi “Arrest në burg” u ekzekutuan 12 prej tyre, ndërsa 7 u shpallën në kërkim. Por aktualisht, me vendime të ndryshme të Gjykatave, vetëm 4 ndodhen në masë “Arrest në burg”, 2 në “Arrest në burg me afat 45 ditë” nga të cilat u kanë mbetur edhe dy javë deri në rivlerësim të masës së sigurimit, 6 në “Arrest në shtëpi” dhe 7 në kërkim.

të fundit

Arsenali investoi rreth 520 milionë euro, por ende nuk ka gjetur zgjidhjen për problemin kryesor

Arsenali e mbylli afatin kalimtar të verës si kampion Ligës Premier, por pritshmëritë e mëdha të tifozëve nuk u përmbushën…

5 minutes ago

Transformimi i Gjermanisë: Nga toka e emigrantëve në destinacion imigrantësh

Migracioni është një temë e ndjeshme: frika nga migrimi i pakontrolluar dominon debatin publik. Shumë njerëz harrojnë se dikur edhe…

9 minutes ago

Sulmet ruse godasin Ukrainën pavarësisht pauzës së njoftuar, një viktimë dhe tre të plagosur

Rusia ka vijuar sulmet me dronë ndaj Ukrainës gjatë natës, pavarësisht deklaratës së Vladimir Putinit se Kievi nuk do të…

10 minutes ago

Fire at the Blue Eye, four kiosks burned, flames extinguished after two hours

Një zjarr ka rënë pak pas mesnatës në hyrje të Syrit të Kaltër, në territorin e bashkisë Finiq. Si pasojë…

29 minutes ago

Aktiviteti i Anak Krakatau paralizon fluturimet në Xhakartë, mbi 22 mijë pasagjerë të prekur

Shpërthimi i vullkanit Anak Krakatau ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në transportin ajror në Indonezi, duke detyruar pezullimin e 209…

29 minutes ago

SHBA-ja dhe Irani përplasen sërish në det, goditen cisternat në Gjirin e Omanit dhe Ngushticën e Hormuzit

SHBA-të dhe Irani kanë shkëmbyer sulme hakmarrëse ndaj anijeve në rajon, në përshkallëzimin më të fundit të konfliktit që ka…

30 minutes ago