shqiperi

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për sekuestrimin e pasurive të vëllait të deputetit të PD

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Gazmend Mahmutaj, vëllait të deputetit të PD, Kasem Mahmutaj.

Përmes një njoftimi bëhet me dije se Apeli i GJKKO në seancën e kësaj të mërkure la në fuqi vendimin për sekuestrimn e pasurive të Gazmend Mahmutaj.

Njoftimi: Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 15.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 82 akti, datë 27.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e subjektit G.M. dhe personave të afërm, lidhur me “Kundërshtimin e vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka disponuar mbi konfiskimin e disa pasurive”, ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

të fundit

Donte të impresiononte fansat, rrjedha e ujëvarës përpin 22-vjeçarin (VIDEO)

Një tragjedi ka ndodhur në Indi, ku një YouTuber 22-vjeçar humbi jetën, pasi u rrëmbye nga ujërat e një ujëvare…

5 minutes ago

Në vetëm 4 profesione, gratë paguhen më shumë se burrat, por ua kalojnë në drejtim

Në vitin 2024, një mashkull në vend paguhej mesatarisht me 79.3 mijë lekë në muaj bruto, me një rritje prej…

21 minutes ago

Shqipëria me nivelin më të lartë të planeve për emigrim në CESEE, 10 % ikin brenda vitit

Rreth 33% e shqiptarëve e konsiderojnë emigrimin përkohësisht ose përgjithmonë brenda dhjetë viteve të ardhshme, ndërsa 10 për qind e…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 28 gusht 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84.5 lekë. Euro, blihet me 96.9…

1 hour ago

Parashikimi i motit 28 Gusht 2025/ Kthjellime dhe temperatura të larta

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë prezent, duke sjellë në orët e para…

1 hour ago

Horoskopi 28 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Do luani shume me ndjenjat e partnerit tuaj sot dhe do e lëndoni tej mase atë. Marrëdhënia mes jush…

9 hours ago