shqiperi

Apeli i dha vulën e PD-së Berishës, Basha: Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë! Marrim pjesë në zgjedhje, nëse jo me logon e PD, krijojmë parti të re

Lulzim Basha tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit e cila i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës. Por nëse nuk marrin logon e PD-së, ish-kryedemokrati paralajmëroi se do të krijojnë një parti të re.

‘“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia.

Të lidhura

None found

S’ka pikë rëndësie se si do të paraqitet kjo me çfarë ngjyre dhe logoje, por do të jetë alternativë. Sigurisht do të doja të ishte me logon e PD-së.’- u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se Sali Berisha të cilit i përket tashmë vula, nuk është një alternativë për të larguar Edi Ramën.

Që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do të presim zbardhjen e vendimit dhe rekurs në drejtësi për të mos lejuar të triumfoj padrejtësia. Ne do të jemi në zgjedhje. Nuk kemi marrë vendim të tillë. Ne besoj që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlera ku ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër korrupsionit, SPAK, aleatëve tanë strategjikë, përmes rekursit do i kthehemi idealeve demokratëve për betejë të vërtetë me Edi Ramën. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Edi Ramën.

Basha la të kuptohej, megjithëse respekton vendimin e gjykatës, se pas këtij vendimi të Apelit është Edi Rama, që dëshiron të ketë përballë Sali Berishën dhe jo atë vetë.

Përçarja e demokratëve nuk është dje nuk ka qenë i veprimeve tona, por i atij që vendosi interesin e tij mbi demokratët. As Berisha nuk e beson se do ta mund Edi Ramën. Në mungesë të reflektimit të tij është i qartë, jo për karrige, vulë logo. Ata duan të jetë kështu debati. Edi Rama ka bërë gjithçka që të ketë përballë Sali Berishën. Duam ti bashkojmë nën logon e PD dhe kjo nuk është arsyeja që nuk ngurojmë të kërkojnë drejtës.

Së fundmi, Basha i pyetur për deputetët e larguar së fundmi, si Kreshnik Çollaku, Eralda Tase Bano dhe Oriela Nebiaj se çdokush e ka derën e hapur në PD.

Ne sot jemi këtu me të njëjtët vlerat. Të gjithë ata që besojnë se vendit i duhet alternativë, do ti kenë dyert e hapura. Ne do të jemi në zgjedhje.

Komunikimet e mia me ndërkombëtarët janë të pareshtur dhe intensive. Skenari për të larguar Edi Ramën është i një alternativë për shumicën e shqiptarëve që duan ndryshim.

Tashmë që vula i kaloi Sali Berishës dhe Rithemelimit, Bashës i mbetet të krijojë një parti të re pasi zgjedhjet e reja parlamentare janë në vitin 2025 dhe nuk mbetet mjaft kohë të ndjekë plotësisht rrugën ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Tags: apelibashaPD

të fundit

Zgjedhjet në Serbi, shqiptarët e Luginës kërkojnë fuqizim të përfaqësimit përmes listës së përbashkët

Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të cilat mbahen të dielën, ka hyrë në fuqi heshtja zgjedhore. Shqiptarët e…

25 seconds ago

BIRN: Police criticized for checking protesters’ phones in violation of the law

Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e…

1 minute ago

Tom Skerritt, actor in “Alien” and “Top Gun”, dies at 93

Aktori i njohur amerikan Ndahet nga jeta në moshën 93-vjeçare aktori Tom Skerritt, ylli i filmave “Alien” dhe “Top Gun”,…

2 minutes ago

Magnitude 7.0 earthquake strikes northern Tibet, killing at least 16, injuring 32 and destroying more than 300 homes

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë janë plagosur pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë…

2 minutes ago

Iran warns it could strike telecommunications cables in the Strait of Hormuz in the event of conflict with the US

Teherani po kërcënon infrastrukturën kritike të telekomunikacionit në Gjirin Persik, duke vënë në shënjestër kabllot nënujore që lidhin vendet e…

3 minutes ago

Edi Rama cannot hold the country hostage / Harry Bajraktari writes to the US ambassador in Tirana: Engage to create conditions for forming a technical…

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari i ka bërë thirrje ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen…

3 minutes ago