Modelja shqiptare në Amerikë, Angela Martini, ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë pas arrestimit të bashkëshortit.
Jeta private e Angela Martinit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë kohëve të fundit pasi bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu po përballet me drejtësinë. Rumuni u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli. Pak javë më parë, ai u arrestua nga autoritetet greke në Mykonos por u lirua shumë shpejt.
None found
Por vetëm tani, Angela ka vendosur të flasë. Modelja tregoi për revistën Ëho se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e tij. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të. Ajo ka publikuar dhe një intervistë në Instagram, ku ish-missi shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër.
“Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela./albeu.com
Artisti shqiptar Leander Veizi, është ndarë nga jeta në moshën 37-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të rëndësishme në botën…
Dobësi në menaxhimin financiar, mospërputhje në regjistrimin e pasurive, pasaktësi në llogaritë e arkëtueshme dhe mungesë e kontrolleve të brendshme…
Lutfi Dalipi mbetet një opsion për Kombëtaren shqiptare, ndonëse nuk ka ende asnjë konfirmim nëse mesfushori i talentuar do të…
Tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2026 përfshinte 7.679 transaksione, që përbën një…
Liverpooli është dëmtuar nga një vendim i gabuar i gjyqtarëve në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit. Paneli i Incidenteve Kyçe të…
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi,…