Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” të lëshuara nga SPAK dhe firmosura nga GJKKO në 31 korrik.
I arrestuari nga njësia FAST Kosova dhe AKI në lagjen Emshir të Prishtinës, dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja.
None found
Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër kur ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar.
Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan, Rrogozhinë dhe Peqin. Për Arben Lamçen u lëshua një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, që u krye prej SPAK, BKH, Policisë së Shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.
Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.
Në krye të grupit kriminal të çmontuar nga SPAK ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit” që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.
Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate.
Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.
Numri i urdhëarresteve të ekzekutuar, pas prangosjes së Arben Lamçes në Prishtinë, shkon në 16.
Kush është “Dari i Elbasanit”
Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona. Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.
Emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli edhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.
Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibejt alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK-ut se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibejt dhe Hajdar Bakos, raporton Balkanweb.
Sipas tij, Arjan Spahiu, i cili mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për t’u ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. “Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë do më jepte 300 mijë euro”, ka rrëfyer Dumani.
Sulmet izraelite në Rripin e Gazës vranë të paktën gjashtë persona, përfshirë një vajzë 9-vjeçare, thanë të martën zyrtarët palestinezë…
Ka përfunduar edhe këtë të diel protesta qytetare kundër qeverisë. Mijëra qytetarë u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ku disa…
Numri i të vdekurve nga tërmeti i datës 24 qershor në Venezuelë u rrit në 4.490, njoftoi sot kryetari i…
Një i ri ka marrë fjalën përpara protestuesve te Kryeministria, duke hedhur akuza të rënda lidhur me fondet publike që…
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria ka interes që marrëdhëniet mes popujve shtetformues në Maqedoninë e Veriut të jenë vëllazërore,…
Dashi Dita nis me ritëm të lartë dhe kërkon veprim. Hëna është në pozicion mbështetës dhe ndihmon për të marrë…