shqiperi

Aktualitet Zjarri masiv në Shkodër/ Loja e dy 9-vjeçarëve i vuri flakën tregut

Zjarri masiv që ka djegur disa banesa dhe tregun në Shkodër ditën e djeshme është vënë nga dy të mitur. Mësohet se sipas veprimeve hetimore të policisë, zjarri është shkaktuar pasi dy 9-vjeçar teksa po luanin, pranë tregut. Nga zjarri dëmet materiale llogariten të jenë të shumta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi”. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër nën drejtimin e Prokurorisë, kanë vijuar intensivisht hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes në tregun e rrobave të përdorura ku si pasojë e zjarrit të rënë u shkaktuan dëme të shumta materiale.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera rezultoi se dy të mitur 9-vjeçarë që kanë qenë duke luajtur në afërsi të tregut, dyshohet se kanë shkaktuar zjarr në tregun e rrobave të përdorura. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Në terren për vënien në kontroll të flakëve ishin 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë. Dëmet materiale llogariten të jenë të shumta, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Kjo sepse në momentin e zjarrit tregu ishte i mbyllur.

Tags: shkoderzjarr

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago